25 Prill 2024

KMDLNJ: KEK-ut dhe Termokosi i shantazhojnë konsumatorët

Prishtinë, 27 janar - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, thotë se që nga fillimi i këtij viti, ka vërejtur “një papërgjegjësi të menaxhmentit të Termokosit dhe KEK-ut”.

Mëtutje, në kumtesën e KMDLNJ-së, theksohet se këto dy kompani publike “janë duke e shantazhuar konsumamtorin në njërën anë, e në anën tjetër edhe institucionet qendrore dhe komunale”.

Ky këshill thotë se e “dënon ashpër ndërprerjen me furnizim me rrymë të kategorive sociale në lagjen Fusha e Pajtimit” dhe se këto veprime të kompanive publike, sidomos të KEK-ut dhe Termokosit, janë “shkelje e rëndë e të drejtave dhe lirive të njeriut”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)