20 Prill 2024

Klubi i Prodhuesve kërkon zgjidhje të problemeve me energji elektrike

Prishtinë, 23 dhjetor - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka shprehur kundërshtimin e thellë kundrejt problemeve dhe situatës së krijuar me furnizimin me energji elektrike.

Kriza elektoenergjetike nëpër të cilën jemi duke kaluar është duke shkaktuar dëme jashtëzakonisht të mëdha tek prodhuesit vendor.

Prodhuesit sipas KPK-së që një kohë janë duke u përballur me furnizim jo të rregullt të energjisë, mirëpo ndërprerjet e shpeshta dhe të tej zgjatura i bëjnë kompanitë vendore të kenë humbje të konsiderueshme.

Prodhuesit vendor janë duke operuar me kosto ekstreme të prodhimit, ku janë të detyruar që të furnizohen me energji nga gjeneratorët, e kjo gjendje jo vetëm që rrit shpenzimet dhe koston e produkteve, por rrezikon edhe humbjen e vendeve të punës.

"Prandaj, kërkojmë nga institucionet vendore që të kenë parasysh gjendjen e brishtë të prodhuesve vendor, dhe të ofrojnë zgjidhje që sektori i prodhimit të mos përfshihet në reduktimet e energjisë elektrike", thekson KPK.

Po ashtu duhet të kemi parasysh që bizneset një kohë të gjatë janë duke e ruajtur paqen sociale, ku edhe paguajnë tarifa shumë më të larta se konsumuesit familjar.

KPK vlerëson se ndërprerja e energjisë nuk është zgjidhje, ajo vetëm sa po vështirëson rrethanat dhe kushtet e sektorit të prodhimit, prandaj duhet të gjinden alternativa tjera të cilat mundësojnë vazhdimin e punës për bizneset vendore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)