18 Prill 2024

Kjo javë fillon me mot të ftohët nga dita e enjte priten ngritje të temperaturave

Prishtinë, 15 shkurt - Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohët dhe me vranësira të shpërndara.

Deri të enjten do të ketë ngrica. Të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore.

Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)