01 Dhjetor 2021

Kjo javë do të karakterizohet me mot të mirë dhe relativisht të qetë

Prishtinë, 18 tetor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me mot të mirë dhe relativisht të qetë.

Kjo situatë meteorologjike sipas IHK-së vije si rezultat i masave të fuqishme të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, si pasojë rënieve të temperaturave minimale (mjegull e radiacionit), ndërsa gjatë ditës parashihet të rriten temperaturat  maksimale.

Riga të dobëta shiu mund të ketë të hënën, vetëm në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14- 19 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira si rezultat i reshjeve të cilat përfshinë gjithë territorin e vendit tonë.

Sasitë më të larta të reshjeve u regjistruan në verilindje (diku 110 litër për metër katror) dhe lindje të vendit (rreth 95 litër për metër katror) derisa edhe pjesët tjera të vendit kishin reshje të mira, mesatarisht 30-70 litër për metër katror.

Në viset e larta mbi 900m mbi nivel të detit trashësia e borës ka lëvizur ndërmjet 15-20 cm.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2021 - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe OJQ Të Drejtat e Grave organizojnë diskutimin për manipulimin mendor dhe keqtrajtimin psikologjik si elemente të dhunës në familje. (Hoteli Emerald, ora 9:45)
    
- Bëhet betimi i kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe nënshkruhen deklaratat  solemne për marrjen e detyrës nga anëtarët e Kuvendit të komunës. (Salla e Kuvendit të komunës në Deçan, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku do të bëjnë betimin anëtarët e Kuvendit dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 10:00)
    
- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për shkak të mos aprovimit të kërkesave për lirim të masave. (Te ish-Rilindja, kompleksi III nr. 42, ora 12:00)
    
- Grupi Parlamentar i AAK-së, në Kuvendin e Kosovës mban tryezën me temën: Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekononomik. (Salla N – 506, ora 13:00)
    
- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime (SIT), bën lansimin e platformës: Ofrimi i shërbimeve online dhe fizikisht për kryerësit e veprave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 14:00)

- Galeria 17 me mbështetjen nga Swiss Cooperation Office në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës organizojnë ngjarjen Dinner party/ Make me coffee make me a sandwich, në kuadër të ekspozitës së kuruar nga Natalija Vujošević. (Galeria 17 rruga Henrik Bariç, nr.10, ora 18:00)

- Mbahet hapja zyrtare e edicionit të dytë të Festivalit “Art Without Limit International Film Festival”. (Kino Armata, ora 18:00)

- Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës organizojnë hapjen e ekspozitës vjetore të anëtarëve të Asociacionit të artistëve vizual të Kosovës. (Galeria e Artëve të Kosovës, ora 19:00)