27 Janar 2023

KEK vazhdon bashkëpunimin e mirë me KESH-in

Prishtinë, 16 gusht - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se ashtu siç ka njoftuar opinionin e gjerë publikë dje bashkëpunimi i mirë në mes KEK dhe KESH në përballimin e krizës energjetike për furnizimin e qytetarëve të të dyja vendeve po vazhdon me shumë sukses.

Përkundër faktit se përgjegjësia për furnizimin e konsumatorëve universal (FSHU) sipas licencës është ekskluzivishtë e furnizuesit publikë, KEK falë edhe bashkëpunimit të ndërsjellë me KESH-in, nga sasia e depozituar (mbi 120.000 MW/h) e cila ishte paraparë t’i kthehet Kosovës gjatë sezonit dimërorë ka arritur të sigurojë energji elektrike për orë të caktuara (në kohë të pikut) kur konsumi vendor në Kosovë po shënon ngritje.

Më saktësisht, KEK ditën e djeshme nga KESH-i ka siguruar sasinë prej 100 MW/h duke filluar nga ora 14:00 deri në orën 24:00, (në total 1100 MW/h), ndërsa për sot KEK po ashtu ka siguruar sasinë prej 100 MW/h nga ora 10:00 deri në orën 22:00. (në total 1200 MW/h).

Për më tepër, KEK ka bërë kërkesë tek KESH-i që bazuar në kapacitetet që kanë në dispozicion kjo gjendje të vazhdojë edhe në ditët në vijim, apo deri sa akterët përgjegjës t’i përmbushin obligimet e tyre sipas licencës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)