24 Prill 2024

KEK-u nisi mbjelljen e fidaneve në deponinë e djerrinës

Prishtinë, 18 nëntor - KEK së bashku me partnerët, përkatësisht Bankën Botërore, Qeverinë e Holandës, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën e Kastriotit ka nisur të enjten mbjelljen e fidaneve në deponinë e djerrinës “ Kalaja”.

“Ky është hapi i dyte i projekteve ambientale të KEK-ut, por nuk do të ndalemi. Mision i korporatës së bashku me donatorët është t’i gjelberojmë të gjitha hapësirat e ekspolatuara”, tha Edmond Nulleshi, Drejtor Ekzekutiv i Serviseve të Korporatës në KEK. 

Gjatë këtij viti do të mbillen 26 mijë fidane në një hapësirë prej 20 hektarëve, e cila tashmë është e përgatitur.

“Ky është një projekt i rëndesishëm për gjeneratat e ardhshme, me nje bashkepunim të shkëlqyer mes KEK-ut, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe donatorëve”, tha ministri i MPH, Mahir Yagcilar.

Pos investimeve vetanake, projektet ambientale të korporatës janë ndihmuar me donacione edhe nga Banka Botërore dhe Qeveria e Holandës.

”Ky është në mesin e projekteve më të mira të portfolios sonë. Ne si bankë jemi të kyçur në shumë projekte me anë të konsultave dhe strategjive, por ky projekt është unik pasi rezultatet shihen dhe janë të prekshme”, tha Laura Kullenberg, zëvëndësdrejtoreshë e Bankës Botërore për Kosovë.

Mjaft i kënaqur me projektin është shprehur edhe donatori tjetër, Qeveria e Holandës. “ Ky është një projekt i planifikuar, implementuar dhe kontrolluar siç duhet me raportim të shkëlqyeshëm. Unë mund të them vetëm se ne si donator jemi krenar me të”, tha Crel Brands, zëvëndësambasdor i Holandës në Kosovë.

Mbjellja e fidaneve në Deponinë e Djerrinës “Kalaja” është hapi i parë i përkujdesjes ambientale për katër deponi të tilla që ka KEK-u. Mbjellja e fidaneve tjera - në deponitë tjera si: deponia “Lugu i Thellë”, “Vasileva dhe “Deponia jugore” do të vazhdojë gjatë 2011 e 2012 ku planifikohen edhe rreth 300,000 fidane të tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)