19 Prill 2024

KEK fton konsumatorët t’i shpërfillin operatorët ilegal serb

Prishtinë, 20 korrik - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur së është i vetëdijshëm se dy entitete të pa licencuara, që nuk janë kompani të regjistruara në Kosovë, përkatësisht ‘Elektrokosmet’ dhe ‘Elektroprivreda Serbije (EPS)’vazhdojnë të operojnë ilegalisht në pjesën veriore të Lumit Ibër.

Provat e mbledhura nga KEK-u tregojnë qartë se Elektrokosmet dhe EPS, me mbështetje nga Elektromreža Serbije (EMS), së bashku janë duke kryer aktivitetet e një operatori të sistemit të shpërndarjes së energjisë dhe të furnizuesit të energjisë në këtë pjesë pa ndonjë bazë apo autorizim ligjor.

Sipas kornizës ligjore dhe rregullative të vendosur në vitin 2004, KEK-u është i vetmi operator i licencuar i sistemit të shpërndarjes dhe furnizues publik për të gjithë territorin e Kosovës. Asnjë entitet tjetër nuk është licencuar të kryej ndonjërin prej këtyre aktiviteteve. Në përputhje me këtë, nga shfrytëzuesit e energjisë elektrike në Kosovë nuk duhet të bëhet asnjë pagesë tek Elektrokosmet-i apo EPS-i, konsumatorët duhet të shpërfillin faturat e pranuara nga këto entitete, dhe çfarëdo fature të pranuar në të ardhmen nga Elektrokosmet/EPS.

Përderisa të gjithë mbështesin nevojën që konsumatorët të paguajnë për energjinë elektrike me të cilën furnizohen, e gjithë energjia elektrike e furnizuar në veri të lumit Ibër që nga nëntori i vitit të kaluar është energji e KEK-ut. Prandaj , e vetmja kompani ndaj të cilës konsumatorët kanë obligim për t’ia paguar shërbimet është KEK-u -ose agjentët e tij të autorizuar, pasi konsumatorët të jenë regjistruar.

Nëse ndonjë konsumator në veri të lumit Ibër është shkyçur për mos-pagesë të energjisë elektrike nga operatorët e lartpërmendur të palicencuar, ata duhet të kontaktojë menjëherë autoritetet e zbatimit të ligjit për të raportuar këtë akt të paligjshëm dhe të aranzhojnë rikyçjen.

Kjo është një çështje e sundimit të ligjit, dhe KEK-u pret që të gjitha organet për zbatimin e ligjit në Kosovë të marrin veprimet e duhura për të siguruar mbarëvajtjen e sundimit të ligjit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)