06 Gusht 2021

KEK dhe KESH vazhdojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 2 mars - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH) janë zotuar në një takim pune për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, për angazhimin e përbashkët të të dyja Korporatave në tejkalimin e vështirësive dhe mirëmbajtjen e bashkëpunimit.

Ky zotim ka dalë pas vizitës që i bëri KEK-ut drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Muharrem Stojkun me bashkëpunëtorë.

Tashmë dy Korporatat funksionojnë si një e vetme dhe takimi i punës ka shërbyer për të ripërtërirë zotimin dhe marrëveshjen që funksionimi i tillë do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim. Ky bashkëpunim do të ndihmojë edhe më tej në realizimin më të lehtë të planit të prodhimit të energjisë elektrike dhe ofrimin e një shërbimi gjithnjë e më të mirë për konsumatorin.

Në takim poashtu u arrit një marrëveshje që brenda një periudhe të shkurtër kohore të ftohet një takim rajonal i kompanive energjetike, për të ndërtuar një bashkëpunim edhe më të afërt dhe më domethënës në mes të vendeve fqinje në fushën e energjetikës.

Poashtu, të dy Korporatat në fund të muajit prill dhe fillim të muajit maj të këtij viti në Tiranë do jenë nikoqire të një forumi ndërkombëtar mbi energjetikën, ku në prani të shumë ndërmarrjeve të njohura rajonale dhe evropiane do të diskutohet mbi mundësitë që ofrojnë të dy shtetet tona në fushën e energjetikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)