20 Prill 2024

Japonia mbështetë veprimet klimatike në Kosovë

Prishtinë, 20 prill - Japonia i ka dhënë Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë një kontribut të ri prej 691,000 dollarë të fondeve për klimën për të mbështetur zbatimin e planeve të Kosovës për klimën.

Në Kosovë, projekti synon të ofrojë zgjidhje urgjente, të integruara për t'u rikuperuar nga kriza e COVID-19 duke krijuar kushtet për një qasje të përqendruar te njerëzit, duke u fokusuar tek ata që janë në situatat më të cenueshme në lëvizjen drejt tranzicionit të drejtë dhe rezistent ndaj klimës.

Projekti do të mbështesë rimëkëmbjen e gjelbër përmes politikave të bazuara në prova dhe funksionalizimit të Këshillit të Ndryshimeve Klimatike të rithemeluar së fundmi.

Tranzicioni i gjelbër do të përshpejtohet duke punuar me biznese vendase me potencial të lartë për rritje ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.

Projekti do të mobilizojë gjithashtu komunitetet lokale - veçanërisht të rinjtë dhe gratë - duke i fuqizuar adhe duke u dhënë mjetet që do t'i lejojnë të bëhen faktorë aktivë të ndryshimit.

Në lansimin e projektit, Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës tha se edhe pse nuk është palë e Marrëveshjes së Parisit apo UNFCCC-së, Kosova është e përkushtuar ndaj agjendës për klimën. Si pjesë e këtij projekti, të cilin po e lansojmë sot, do të krijojmë NDC-të (zotimet e përcaktuara për gazërat serë) vullnetare me mbështetjen e UNDP-së për të theksuar përkushtimin e Kosovës.

"Ne, tashmë jemi duke punuar në ndërtimin e kapaciteteve institucionale për të ndërmarrë veprime klimatike dhe për të funksionalizuar Këshillin e Ndryshimeve Klimatike.”

"Ne jemi vërtet mirënjohës për financimin bujar nga Qeveria e Japonisë – e cila na lejon të punojmë së bashku në mbështetje të përkushtimit të fuqishëm të Kosovës për të ecur drejt një të ardhmeje që është më e gjelbër, më e qëndrueshme ndaj klimës dhe më e drejtë", ka thënë Aliu.

"Jam e bindur se përmes partneriteteve të gjera , ky bashkëpunim do të kontribuojë në përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër të Kosovës – në përputhje me ambiciet globale për klimën.” tha Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.

Keisuke Yamanaka, i Ngarkuari me Punë i Japonisë në Kosovë, tha se Japonia ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Kosovës si dhe me agjencitë ndërkombëtare për zhvillimin e Kosovës.

"Projekti synon të mbështesë institucionet me ekspertizën teknike në krijimin dhe respektimin e NDC-ve vullnetare si dhe në hartimin dhe përditësimin e ligjeve për mjedisin dhe klimën."

"Kërkohet një qasje holistike duke punuar jo vetëm me qeverinë, por edhe me sektorin privat si dhe me shoqërinë më të gjerë, veçanërisht pas kohërave të vështira të pandemisë", ka thkesuar Yamanaka.

"Ne sinqerisht presim që të inkuadrohen shumë njerëz ambiciozë dhe të talentuar, veçanërisht nga brezat e rinj dhe gratë. Partneriteti japonez me UNDP-në është shumë i rëndësishëm dhe ka përparuar ndër vite. Ne jemi duke punuar ngushtë së bashku dhe jemi të gatshëm të mbështesim projektet e ardhshme për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës”.

Climate Promise (Premtimi për Klimën) i UNDP-së është oferta më e madhe globale për klimën dhe zhvillimin e mbështetjes për zotimet ndaj Marrëveshjes së Parisit.

Në Kosovë, iniciativa më parë ka mbështetur rishikimin dhe përditësimin e objektivave, politikave dhe masave duke vlerësuar kostot dhe mundësitë e investimit. Gjithashtu ka forcuar transparencën dhe monitorimin për një zhvillim me karbon të ulët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)