17 Tetor 2021

Jaht me energji diellore

SHBA, 16 maj - Deri në ditët e sotme kemi shikuar shumë gjëra që punojnë me energji diellore. Është vërtet magjepsëse pika ku na kanë dërguar rrugët e përftimit të energjisë së pastër.

Është vërtet e habitshme. Ky jaht, rreth 31 metra i gjatë punon plotësisht me energji të prodhuar nga panelet diellore.

Energjia prej 103 KW, e prodhuar nga panelet që ndodhen në sipërfaqe të këtij mjeti lundrues depozitohet në bateritë e jahtit. Me t’u nevojitur ajo energji përdoret. Në mënyrë që jahti të marrë rrugën, harxhon vetëm 20 kw.

Duke parë këtë dizajn të veçantë, nuk do jetë surprizë që në vitet e ardhshme të shikojmë dhe modele me të përparuara të jahteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë