27 Janar 2023

Italia ndan 15 miliardë euro për krizen energjetike

Romë, 4 nëntor - Italia planifikon të ndajë të paktën 15 miliardë euro në buxhetin e saj të vitit 2023 për të zbutur ndikimin e kostove të larta të energjisë tek firmat dhe familjet, i thanë Reutersit dy burime të sigurta qeveritare.

Ekzekutivi i djathtë i kryeministres Giorgia Meloni do të rrisë deficitin buxhetor të vitit të ardhshëm në 4.5% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), nga 3.4% e parashikuar në shtator nga administrata e mëparshme e Mario Draghit.

Një lëvizje e tillë llogaritet se do të lironte hapësirën buxhetore për masa mbështetëse me vlerë rreth 21 miliardë euro.

Burimet e vendosura në dispozicion të mbështetjes së ekonomisë do të rriten nëse tendencat aktuale çojnë në një deficit më të ulët vitin e ardhshëm sesa 3.4% e PBB-së e parashikuar dy muaj më parë, thanë dy zyrtarët në fjalë.

Roma synon gjithashtu të mbledhë fonde shtesë duke shkurtuar një pjesë prej gati 9 miliardë eurosh të destinuara në vitin 2023 për një skemë të lehtësimit të varfërisë të njohur si “paga e qytetarëve”.

Masa vjen në kohën kur Meloni zhvilloi vizitën e saj të parë në Bruksel ku u takua me presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel. Një takim mjaft i rëndësishëm ishte dhe ai që pati më tej me komisionerin e ekonomisë së BE-së, Paolo Gentiloni, edhe ai vetë një  ish-kryeministër italian, është përgjegjës për zbatimin e Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes së BE-së.

“Dua të përcjell në këtë mënyrë një sinjal të fortë mbi vullnetin tonë për të bashkëpunuar me BE-në dhe për të mbrojtur interesin tonë kombëtar”, deklaroi Meloni.

Financat publike të Italisë këtë vit kanë qenë më të forta se sa ishte parashikuar, ndërsa inflacioni ka ndihmuar në uljen e borxhit të madh të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)