18 Tetor 2021

Humb jetën në detyrë punëtori i KEK-ut Avni Istrefi

Prishtinë, 1 prill - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton me dhimbje të thellë se mbrëmë, rreth orës 21:00, në Distriktin e Pejës ka ndodhë një aksident fatal, me ç’rast ka humbur jetën punëtori i korporatës Avni Ibrahim Isrefi, i lindur në Pejë me datën  09.02.1957, baba i katër fëmijëve.

I ndjeri ishte  punësuar në korporatë që nga viti 1976. Ndërsa, deri në momentet e fundit të jetës punonte në detyrën e elektroinstaluesit në Divizionin e Rrjetit të korporatës. Deri të aksidenti ka ardhur gjatë intervenimit të Ekipit kujdestar në evitimin e defektit në linjën elektrike 10 kV (kilovolt) Vitomirica II, me ç’rast ka ardhur në kontakt me tensionin elektrik 10 kV.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Organet  e hetuesisë dhe ekipi nga KEK-u. Menjëherë është formuar komisioni profesional për hulumtimin e rastit si dhe rrethanat tjera të ndërlidhura me këtë ngjarje aksidentale.

I tërë stafi i KEK-ut ofron ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e të ndjerit, bashkëndjen dhembjen me të gjitha ata dhe zotohet t’i qëndrojë pranë familjes në këto momente të rënda. Korporata ka humbur një punonjës profesionist, të sinqert dhe të zellshëm dhe i tërë stafi ndjehet i pikëlluar nga ndërrimi tragjik i jetës së kolegut dhe mikut, Avni Istrefi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë