27 Janar 2023

Greqia shton rezervat e qymyrit

Athinë, 20 qershor - Lufta në Ukrainë dhe  vendimi i Rusisë për të ndërprerë gazin për disa vende evropiane që refuzuan të paguajnë më rubla, ka shkaktuar shqetësime për sigurinë dhe koston në rritje të furnizimeve me gaz.

Kjo bëri që qeveria greke, ashtu si dhe shumë vende europiane, të linte mënjanë përkohësisht planet për mbylljen e disa termocentraleve me qymyr dhe të njoftonte se nxjerrja dhe përpunimi i tij do të rriten me 50% këtë vit dhe vitin e ardhshëm, deklaron për Reuters drejtori menaxhues i Minierës së Megalupolis.

“Këtë vit rezervat në  këtë moment që po flasim janë 640 mijë ton linjit në magazina Përkatësisht vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kanë qenë 450 mijë tonë linjit”, tha Kostantinos Gidis, Drejtor Menaxhues i Minierës Megalopolis .

Deri para luftës në Ukrainë Greqia importonte 46% të gazit të saj nga Rusia , ndërsa energjia e përfituar nga djegia e qymyrit kishte rënë në 10%, nga 53% në 2011. Por tashmë situata ka ndryshuar dhe janë siguruar rezerva qymyri për më shumë se 2 muaj.

“Rezervat janë rritur për të plotësuar kërkesat në sezonin e verës, që mund të rriten për shkak të kushteve të motit dhe gjithashtu për shkak të pasigurisë që ekziston me gazin natyror“, tha Gidis.

Në një ndryshim të strategjisë energjitike, kryeministri grek Mitsotakis deklaroi se do të mbajë ende hapur dy minierat e qymyrit dhe termocentralet përkatëse, ndërsa edhe një njësi e re mund të përdorë qymyr deri në vitin 2028, pa devijuar nga reduktimi i emetimeve të gazeve serrë me 55% deri në vitin 2030.

Ndërtimi i një parku diellor me fuqi 50 megavat nga Kompania Publike e Prodhimit të Energjisë elektrike, pikërisht aty ku u mbyll një prej minierave dhe termocentralet me qymyr në fushën e madhe të Megalopolis, do të ndihmojë në shmangien e 65 milionë tonëve monoksid karboni në vit dhe do të prodhojë rreth 100 gigavat orë energji elektrike të pastër.

Greqia inauguroi para dy muajsh edhe një park të madh diellor 204 megavat në Kozan, si pjesë e tranzicionit të vendit drejt energjisë së gjelbër, në një përpjekje për të dyfishuar burimet e rinovueshme të energjisë në 60% të konsumit deri në vitin 2030.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)