31 Korrik 2021

Gjilani nënshkruan marrëveshje për Efiçiencë të Energjisë në dy shkolla

Gjilan, 16 qershor – Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në emër të kryetarit Haziri, ka nënshkruar të mërkurën marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë, e cila përfaqësohej nga zyrtara e lartë për Buxhet dhe Financa, Besa Kerqeli, për për Efiçiencë të Energjisë në shkollën “Skënderbeu” (Përlepnicë) dhe “Thimi Mitko”.

Sipas kësaj marrëveshjeje, në këto dy shkolla do të financohen afro 230 mijë euro.

Nënkryetari Arbër Ismajli e ka falënderuar përfaqësuesen e Ministrisë së Ekonomisë për partneritetin me Gjilanin në këto dy projekte të rëndësishme për dy shkollat, “Skënderbeu” (Përlepnicë) dhe “Thimi Mitko”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)