06 Gusht 2021

Gjilani me marrëveshje me Fondin e Kosovës për Efiçiencë për shkollën “Abaz Ajeti”

Gjilan, 23 dhjetor - Në kuadër të masave të efiçiencës së energjisë elektrike, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshjen me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, për financimin e projektit në shkollën fillore “Abaz Ajeti”.

Në adresimin para mediave, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, e ka falënderuar me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për mbështetjen edhe në këtë projekt tejet të rëndësishëm për “Abaz Ajetin”.

“Falënderoj Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë që janë fonde nga Bashkimi Europian dhe Banka Botërore. Në këtë mënyrë, ne po arrijmë ta zbatojmë planin komunal të veprimit të efiçiencës së energjisë, që nënkupton kursim i energjisë si dhe të krijojmë vende të punës në ndërtimtari”, tha Tahiri.

Kryeshefi ekzekutiv i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala, tha se ky Fond ekziston për t’i ndimuar komunat në implementimin e planeve komunale për arritjen e caqeve për kursim të energjisë.

“Kjo është një e arritur shumë e madhe, jo vetëm për Fondin, por edhe për komunat siç është Gjilani dhe ne in falënderojmë shumë për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm gjatë përgatitjes së aplikacionit”, tha ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)