31 Korrik 2021

Gjilani bën thirrje për aksioni për pastrimin e qytetit

Gjilan, 17 qershor - Me qëllim të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të ambientit sa më të pastër dhe të shëndetshëm, Komuna e Gjilanit, gjatë muajit qershor, ka nisur aksionin e përbashkët për pastrimin  dhe gjelbërimin e hapësirave brenda dhe jashtë zonave të qytetit, duke synuar sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe ekologjik.

Përkitazi me këtë, është mbajtur sot takimi i radhës i grupit punues ndër-institucional, i kryesuar nga drejtori i Administratës, Bardhyl Syla.

Komuna fton të gjithë qytetarët, institucionet publike, Ndërmarrjet Publike Komunale,  komunitetin e biznesit, shoqërinë civile, organizatat rinore e studentore dhe punonjësit e administrates, që t’i bashkëngjiten këtij aksioni.

Të gjithë pjesëmarrësit në aktivitetet e pastrimit, duhet t’i respektojnë rregullat e vendosura kundër COVID-19, siç janë, mbajtja e maskës, distancës dhe ruajta e higjienës personale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)