28 Mars 2024

“Gazprom” pret çmime të larta të gazit në vitin 2011

Moskë, 3 dhjetor - “Gazprom”-i rus, prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i gazit natyror në botë, pret që vitin e ardhshëm çmimet e tregut të gazit të rriten, lajmëroi zëdhënësi i “Gazprom”-it, Sergej Kuprijanov.

“Besojmë se furnizimi i tepërt dëshmitarë të të cilit ishim gjatë periudhës së fundit ngadalë po zhduket. Besojmë se çmimet e tregut vitin e ardhshëm do të jenë dukshëm të larta madje edhe gjatë verës”, shprehet Kuprijanov.

Ai shtoi se çmimet e gazit në marrëveshjet për furnizime të mëdha nuk do të ndryshojnë, meqë janë të lidhura për një formulë të posaçme, sipas të cilës llogariten.

“Nuk presim kërkesë më të madhe vitin e ardhshëm, përkundrazi, ajo do të rritet”, konsideron Kuprijanov.

Në fillim të javës Kuprijanovi lajmëroi se klientët evropianë të “Gazprom”-it, të cilët marrëveshjet e veta i kanë lidhur për çmimet e tregut të gazit, tani doemos do të duhej të paguajnë më shumë për furnizimin e gazit natyror, sesa klientët me marrëveshje afatgjate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)