18 Prill 2024

Funksionalizohet linja interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri

Prishtinë, 14 dhjetor - Sot, me rastin e fillimit të operimit të KOSTT si zonë rregulluese në kuadër të Bllokut rregullues Shqipëri-Kosovë, në ambientet e ndërtesës qendrore të KOSTT, menaxhmenti në krye me Kryeshefin Ekzekutiv Mustafë Hasani si dhe Bordi i KOSTT në krye me Kryesuesin Jeton Mehmeti pritën në takim Kryeministrin e Kosovës Abdullah Hoti dhe Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit z.Blerim Kuçi, me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast, delegacioni i lartë i Qeverisë së Republikës së Kosovës u njoftuan për së afërmi me përgatitjet profesionale që janë realizuar nga ana e KOSTT për fillimin e implementimit të Marrëveshjes së re për Kyçje KOSTT/ENTSO-E që kanë mundësuar që sot KOSTT përfundimisht të filloj të operoj me të gjitha të drejtat e barabarta me homologët e tjerë ndërkombëtar, sipas standardeve evropiane për operim.

Me fillimin e operimit të KOSTT si Zonë rregulluese në kuadër të Bllokut rregullues AK, KOSTT do të menaxhoj kapacitetet interkonektive të Kosovës me Operatorët e Sistemeve Transmetuese fqinje.

Me këtë, gjithashtu bëhet funksionalizimi i linjës interkonektive të tensionit të lartë 400kV Kosovë-Shqipëri i cili do të ndikoj në rritjen e shkëmbimeve të energjisë elektrike ndërmjet dy sistemeve, rritjen e kapaciteteve transmetuese, si dhe ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektroenergjetike të Kosovës dhe Shqipërisë dhe regjionit.  Kjo do t’i hap rrugën zhvillimit të mëtejmë të tregut të përbashkët përmes bursës së energjisë  ALPEx e cila është themeluar së voni.

Kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti përgëzoi KOSTT-in për këtë të arritur dhe theksoi se ”Mbështetja e Qeverisë për sektorin e energjisë do të jetë maksimal, ngaqë stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, rritje të investimeve të brendshme dhe të atyre të jashtme, si dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve.”

Me këtë rast KOSTT merr përgjegjësi të shtuar për të kontribuar në rritjen e sigurisë së operimit sistemit regjional të energjisë elektrike, si detyrë primare e Operatorëve të Sistemit të Transmisionit.

Delegacioni qeveritar gjithashtu vizituan edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT prej nga u njoftuan rreth operimit në kohë reale të Sistemit të Transmetimit së Republikës së Kosovës.

KOSTT falënderon të gjitha institucionet shtetërore dhe institucionet ndërkombëtare si SHBA dhe BE për mbështetjen e vazhdueshme në jetësimin e Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E dhe në veçanti vlerësohet partneriteti me ShBA dhe RF të Gjermanisë në këtë process. Gjithashtu, falënderim I veçantë për ekipet profesionale të KOSTT për përmbushjen e obligimeve teknike ndaj kërkesave të ENTSO-E.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)