29 Mars 2024

Franca shtyu aplikimin e gjeneratës së re të reaktorëve nuklear

Paris, 22 korrik - Kompania elektrike e Francës, “Electricite de France” shtyu për 2 vjet aplikimin e gjeneratës së re të reaktorëve për shkak të rrezikut nuklear që shkaktoi tërmeti dhe cunami i Japonisë në centralin Fukushima.

U vendos që gjenerata e re e reaktorëve nuklear të tipit EPR që ndërtohet në Flamanville në perëndim të vendit të hyjë në përdorim në vitin 2016 në vend të vitit 2014 siç ishte paraparë.

Në deklaratën e kompanisë bëhet e ditur që aksidentet që ndodhën në janar dhe qershor dhe që rezultuan me vdekjen e 2 punëtorëve si dhe rreziku nuklear në Japoni ishin shkak i marrjes së vendimit për shtyrjen e punimeve.

Në deklaratë bëhet e ditur që pas situatës së krijuar në Japoni, është bërë një analizë gjithëpërfshirëse në çështjen e sigurisë nukleare dhe se rezultatet e këtyre analizave do ti dorëzohen Administratës së Sigurisë Bërthamore në muajin shtator.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)