20 Prill 2024

Fillon sezoni ngrohës 2022/2023

Prishtinë, 12 tetor - Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” SH.A., pasi ka realizuar me sukses të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e furnizimit me ngrohje, pas uljes së temperaturave të jashtme, sot ka nisur sezonin ngrohës 2022/2023.

Kryetari i Konunës së Prishtinës Përparim Rama, ka vizituar sot  NP “Termokos”, ku është pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes, Fisnik Osmani me menaxhmentin.

Kryshefi Osmani ka njoftuar kryetarin Rama me përgatitjet, që janë bërë për fillimin e sezonit ngrohës 2022/2023. Pasi që të gjitha përgatitjet e testimet kanë rezultuar me sukses dhe gjithçka ka qenë gati për fillimin e furnizimit me ngrohje, ka qenë një vendim i përbashkët i tyre, që të fillohet me furnizimin me ngrohje tri ditë para fillimit të zakonshëm të sezonit ngrohës.  

Startimi i furnizimit me ngrohje është realizuar nga punëtori më i vjetër i ndërmarrjes, Jahir Gashi në prezencë të Kryetarit Rama, nënkryetarit të Prishtinës, z. Alban Zogaj, njëkohësisht edhe aksionar i ndërmarrjes, Jeta Rafunës, anëtare e Bordit të drejtorëve të NP “Termokos” SH.A., kryeshefit dhe menaxhmentit të ndërmarrjes.

Kryetari Rama ka falenderuar Kryeshefin Osmani për angazhimin dhe punën, që po bën ai me profesionalizëm të lartë në menaxhimin e NP “Termokos”. Ai është shprehur mirënjohës edhe për angazhimin e gjithë stafit të ndërmarrjes për të filluar furnizimin me ngrohje në kohën e paralajmërimeve për një krizë energjetike.

Kryetari Rama ka rikujtuar se gjatë këtij sezoni ngrohës në rrjetin e ngrohjes do të kyçen konsumatorë të rinjë nga lagjja “Mati 1”, “Qendër”, “Ulpiana”, “Dardania”, “Bregu i diellit”, ndërsa planifikohet që me zgjerimin e rrjetit të ngrohjes do të vazhdohet edhe në lagjet tjera si “Arbëria” dhe lagjja në afërsi të Parkut të qytetit.

Ndërkaq, Kryeshefi Osmani tha se po punohet edhe për realizimin e projekteve tjera kapitale, të cilat do t’i japin një dimension tjetër zhvillimit dhe modernizimit të shërbimeve të ndërmarrjes. Ai është shprehur optimist se gjatë këtij sezoni ngrohës do të furnizojnë me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore gjithë konsumatorët tanë.

Bazuar në Rregulloren e ZRRE-së për furnizim me energji, nenit 6, pikës 2, përkatësisht pikës 3 të saj, ky është një furnizimi i jashtëzakonshëm, që këtë vit fillon tre ditë para fillimit të sezonit të zakonshëm ngrohës.

Fillimi i furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje, sipas kësaj rregulloreje, lejohet në rastet kur temperaturat e jashtme kanë shënuar rënie të dukshme.

NP “Termokos” SH.A. aktualisht ofron ngrohje për rreth 16 mijë konsumatorë me një sipërfaqe totale prej 1.450.000 m/2, me një tendencë të vazhdueshme të zgjerimit të rrjetit të ngrohjes, në saje të projekteve që janë në proces të realizimit dhe disa të tjera, që pritet të nisin së shpejti.

Gjatë këtij sezoni furnizimi me ngrohje për herë të parë do të fillojë edhe për 141 objekte banesore të lagjes “Mati 1” si dhe për 86 objekte të vjetra banesore nëpër lagje të ndryshme, ku ne operojmë, me rreth 2 mijë konsumatorë të rinjë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)