07 Maj 2021

Fillon kampanja ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’

Prishtinë, 15 prill - Handikos dhe The Balkan Forum kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’, ku sot në sheshin ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara.

Kampanja për qëllim ka mbrojtjen e mjedisit përmes përdorimit të strajcave, e në të njëjtën kohë të promovohet dhe mbështetet puna e 10 personave me aftësi të kufizuara.

''Pra sot bashkërisht u themi JO qeseve të plastikës, për çka ftojmë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj kampanje, të mos përdorin të paktën për një ditë qese të tilla dhe ta mbështesin kampanjën tonë në forma online'', thekson Handikos.

Pjesë e kampanjës gjatë ditës do të jenë edhe udhëheqësit institucionalë të Kosovës, ku orën e vizitave të tyre do ua kumtojmë nesër në mëngjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)