31 Korrik 2021

Evropa realizoi rekord prej 26,3 miliardë euro në projektet e energjisë së erës

Amsterdam, 8 shkurt - Me shtimin e 2.918 megavatëve (MW) të kapacitetit të ri të energjisë së erës në Evropë vitin e kaluar, kontinenti arriti 25 gigavatë (GW) të kapacitetit të instaluar të energjisë së erës në det të hapur deri në fund të vitit 2020, sipas raportit të WindEurope të publikuar sot.

Në raportin e energjisë së erës në Evropë, "Trendet Kryesore dhe Raporti i Statistikave 2020", Holanda kontribuoi me pjesën më të madhe të kapacitetit me 1.493 MW vitin e kaluar.

Vendi ka lidhur pothuajse gjysmën e gjithë kapacitetit me rrjetin duke lidhur shumicën e turbinave në vendet Borssele 1-5.

Belgjika radhitet e dyta me 706 MW, dhe gjithashtu vendosi një rekord kombëtar të instalimit në Seamade, që u bë ferma e saj më e madhe operacionale e energjisë së erës me 487 MW.

Britania vitin e kaluar instaloi kapacitet prej 483 MW, ndërsa Gjermania instaloi 219 MW dhe Portugalia kontribuoi me 17 MW në kapacitet e reja në rrjet.

"Rrjeti Evropian regjistroi 356 turbina me erë në det të hapur të lidhur me nëntë ferma të energjisë me erë në vitin 2020", thuhet në raport.

Përveç instalimeve, Evropa arriti një rekord financimi për projekte të reja me vlerë 26,3 miliardë euro me 7,1 GW të kapacitetit të ri në Francë, Holandë, Gjermani dhe Britani.

"Dy fermat më të mëdha të energjisë me erë, ajo holandeze Kust Zuid 1-4 me 1,5 GW dhe Dogger Bank A dhe B në total prej 2,4 GW, së bashku grumbulluan mbi 15 miliardë euro në kapital", tha raporti, duke shtuar se Britania dhe Gjermania tërhoqën më së shumti investime në dekadën e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)