19 Prill 2024

Drini i Bardhë, lumi më i degraduar në Kosovë

Prishtinë, 4 tetor - Drini i Bardhë me gjatësi prej 112 kilometra është lumi më i gjatë në Kosovë dhe më i degraduari. Mbiemri që e shoqëron emrin e këtij lumi, nuk e përcolli edhe fatin e tij. Ai u bë shënjestra dhe terreni më i kërkuar nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, të cilët që nga paslufta vendosën makinerinë e rëndë përgjatë lumit. Për pasojë sipërfaqe të mëdha të shtratit të këtij lumi janë degraduar.

Sipas raportit të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), sipërfaqja e degraduar e Drinit të Bardhë në vitin 2012, arriti në 1011.75 hektarë.

Që nga ai vit, asnjë institucion shtetëror nuk ka bërë vlerësim të dëmeve që u janë shkaktuar lumenjve të Kosovës nga eksploatuesit. Por ajo që dihet është se operimet ilegale kanë vazhduar në vitet paraprake dhe po vazhdojnë edhe sot, e që për pasojë edhe shumë hektarë të këtij lumi janë degraduar.

Të dhënat e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) tregojnë se që nga paslufta ky institucion nuk ka dhënë shumë licenca për nxjerrjen e rërës dhe zhavorrit në lokacionet ku rrjedh Drini i Bardhë. Në Komunën e Rahovecit janë dhënë 17 licenca për shfrytëzim dhe pesë për hulumtim, ndërsa në atë të Prizrenit janë dhënë shtatë licenca për shfrytëzim dhe pesë për hulumtim.

Këto të dhëna tregojnë se operimet, përkatësisht degradimet në këto dy komuna në masë të madhe janë bërë nga operuesit ilegalë.

Sipas të dhënave të KPMM-së, në Komunën e Prizrenit janë evidentuar 89 operime ilegale të nxjerrjes së rërës dhe zhavorrit, ndërsa në atë të Rahovecit 70. Fshatrat në të cilat janë evidentuar më së shumti operime ilegale janë Kramoviku me 35 dhe Krusha e Madhe me 24.

Por këto të dhëna tregojnë vetëm për disa nga rastet kur KPMM i ka zënë operatorët duke nxjerrë rërë dhe zhavorr ilegalisht, pasi që gjendja në terren tregon se ka pasur shumëfish më shumë operime tjera ilegale.

Ekipi i Preportr gjatë qershorit dhe korrikut të këtij viti ka vizituar fshatrat e Rahovecit dhe të Prizrenit, nëpër të cilët kalon Drini i Bardhë, nga Kramoviku deri në Vërmicë, për të parë nga afër gjendjen e shtratit të lumit.

Gjendja në terren tregon se shtrati i lumit është degraduar shumë. Operatorët ilegalë, pas gërmimeve kanë lënë pas shumë gropa dhe e kanë devijuar edhe shtratin e lumit.

Këto devijime shihen më së miri nga pamjet që Preportr i ka marrë përmes përdorimit të dronit. Pamjet tregojnë se lumi ka devijuar nga shtrati në shumë drejtime. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)