13 Qershor 2021

Deri të enjten do të mbaj mot i vranët dhe me reshje shiu

Prishtinë, 17 maj - Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat herë–herë do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm. Nuk përjashtohen mundësitë edhe për shkarkime rrufesh.

Kjo situatë meteorologjike me mot labil pritet deri ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)