13 Qershor 2021

CSL shpalos shkeljet ligjore për hidrocentralet Deçani, Belaja dhe Lumbardhi

Prishtinë, 10 qershor - Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin është hequr masa pezulluese ndaj Hidrocentraleve në Deçan.

Me Aktvendimin AA. Nr. 320/21, Gjykata e Apelit ka hequr masën e cila ua ndalonte operimin hidrocentraleve Deçani, Belaja dhe Lumbardhi II deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Gjatë konferencës për media, Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike do të shpalosë shkeljet ligjore në këtë aktvendim të bëra ndaj paditësve banorë të Deçanit, si dhe paditëseve GLPS dhe Pishtarët, të cilët kanë paraqitur padi kundër lejeve dhe licencave për hidrocentralet Deçani, Belaja dhe Lumbardhi II.

Gjatë konferencës do të shpalosen edhe shumë detaje të tjera në lidhje me rastin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)