18 Prill 2024

CSL dorëzon ankesën kundër lejeve Mjedisore për Hidrocentralet në Grykën e Deçanit

Prishtinë, 3 shkurt - Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media me rastin e dorëzimit të ankesës kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për Hedhje Poshtë të Padisë së Organizatave GLPS dhe Pishtarët kundër Lëshimit të Lejeve Mjedisore dhe Licencave për Hidrocentralet Deçani dhe Belaja në Grykën e Deçanit.

''Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike do të paraqesë ankesë kundër  Aktvendimit A. Nr. 2089/20 të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, me të cilin Gjykata ka hedhur poshtë padinë për konflikt administrativ të organizatave GLPS dhe Pishtarët, të ushtruar kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji, për lëshimin e lejeve dhe licencave për Hidrocentralet Deçani dhe Belaja në Grykën e Deçanit'', thuhet në njoftimin e CLS-së.

Sipas Aktvendimit, Gjykata ka hedhur poshtë padinë e GLPS dhe Pishtarëve me arsyetimin se ekziston gjyqvarësia (litispedenca) sepse kundër të njëjtave vendime është parashtruar një padi nga një palë tjetër.

GLPS dhe Pishtarët konsiderojnë se Aktvendimi i Gjykatës është i pa bazuar dhe i pa drejtë sepse në këtë rast nuk janë përmbushur dy kushtet kumulative të gjyqvarësisë (litispedencës), pra kushtet (1) kërkesëpadia e njëjtë dhe (2) palët e njëjta.

Kështu, me hedhjen poshtë të padisë, organizatave GLPS dhe Pishtarët u janë shkelur të drejtat themelore në gjykim të drejtë dhe të paanshëm, në qasje në gjykatë dhe në mjete efektive juridike.

Në ankesë, GLPS dhe Pishtarët kërkojnë që Gjykata e Apelit ta prishë Aktvendimin dhe ta kthejë çështjen në rivendosje apo që të bëjë bashkimin e lëndëve në mënyrë që të garantohen të drejtat themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)