27 Janar 2023

Çmimi i energjisë elektrike në Evropë rritet serish

Frankfurt, 25 gusht - Çmimet e energjisë elektrike në tregun për ditën në vijim në Bashkimin Evropian (BE) u rritën për shkak të rritjes së kërkesës për energji në kohën kur Rusia ka reduktuar dërgesat e gazit natyror në Evropë dhe me ndalimin e qymyrit.

BE-ja vazhdon luftën për të balancuar kërkesat e saj për energji që nga zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë. Pakoja e sanksioneve, të cilën vendet e BE-së e miratuan në prill, përfshin ndalimin e importeve të qymyrit nga Rusia, e cila hyri në fuqi nga 10 gushti.

Gjigandi rus energjetik, Gazprom, më 27 korrik njoftoi se do të kufizon dërgesat ditore të gazit natyror në Evropë me një maksimum prej 33 milionë metra kub përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore, duke ulur kapacitetin e dërgesës së tubacionit në 20 për qind.

Si rezultat, në Evropë u rritën çmimet e energjisë elektrike dhe sipas të dhënave të Bursës Evropiane të Energjisë, Franca ka shënuar rritjen më të lartë.

Çmimet e energjisë elektrike në tregjet për ditën në vijim në Francë u rritën nga 611,85 euro për megavat-orë të martën në 645,54 euro të mërkurën.

Në Gjermani, çmimet e energjisë elektrike në tregun për ditën në vijim arritën në 624,34 euro për megavat-orë të mërkurën, nga 605,13 euro nga një dite më parë.

Rritjet e çmimeve ishin të dukshme edhe në Holandë, ku çmimet e energjisë elektrike u rritën nga 603,55 euro në 611,34 euro. Belgjika dhe Britania e Madhe gjithashtu përjetuan rritje nga 603,38 euro në 611,97 euro, respektivisht nga 520,38 euro në 539,48 euro.

Në Danimarkë, çmimet e energjisë elektrike në tregun për ditën në vijim u rritën nga 605,13 euro të martën në 624,34 euro të mërkurën.

Në mënyrë të ngjashme, Zvicra dhe Austria regjistruan rritje të çmimeve nga 624,52 euro në 625,09 euro, respektivisht nga 615,75 euro në 635,52 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)