19 Qershor 2021

Bordi njofton kryeministrin Kurti lidhur me planet për përparimin e KEK-ut

Prishtinë, 4 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe udhëheqësin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Besim Imeri, pritën sot në takim bordin e përkohshëm të KEK-ut, të kryesuar nga Rrezarta Pllana dhe anëtarët e tjerë, Merita Kasapolli, Arbnor Pula, Bezad Halilaj, të votuar në mbledhjen e 12-të të Qeverisë,  mbajtur me 21 maj 2021.

Bordi njoftoi në lidhje me sfidat dhe zhvillimet në këtë ndërmarrje, si dhe planet për përparimin e KEK-ut. Gjatë takimit u diskutua mbi prioritet kryesore, derisa vëmendje e veçantë iu dha projektit për vendosjen e filterave ambientalë në termocentralin Kosova B.

Kryeministri Kurti u shpreh se KEK-u është ndërmarrje shumë e rëndësishme, me rol e rëndësi jetike dhe strategjike për vendin, për çka do ta ketë kujdesin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)