27 Janar 2023

Bordi i Drejtorëve emëron Evetar Zeqirin Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT

Prishtinë, 7 tetor - Pas zhvillimit të një procesi transparent dhe konkurrues në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve të KOSTT në mbledhjen e mbajtur dje në mënyrë unanime ka vendosur që të emëroj Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT, Evetar Zeqiri.

Evetar Zeqiri ka studiuar për Master në Administrim Publik (MPA) në Menaxhim Strategjik dhe Lidership, në Universitetin e Illinoisit Verior, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si bursist i programit për Lidership Transformues, program ky i bashkë financuar nga Qeveria Amerikane përmes USAID dhe Qeveria e Kosovës.

Po ashtu ai më herët ka mbaruar edhe një Master në Administrim të Biznesit (MBA) në Financa në Universitetin e Sheffield, në Mbretëri të Bashkuar. Studimet themelore i ka përfunduar në Menaxhment dhe Informatikë, në Unversitetin e Prishtinës.

Zeqiri ka një sërë kualifikimesh profesionale me renome vendore dhe ndërkombëtare, si i çertifikuar si Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, i Çertifikuar si Auditor i Brendshëm i Sektorit Publik nga Ministria e Financave në Kosovë.

Ai po ashtu është anëtarë i plotë në  CIPFA  & CMI  (U.K) – dy shoqata ndërkombëtare profesionale në fushën e menaxhimit, financave, kontabilitetit, auditimit, etj.

Evetari ka përvojë në pozita menaxhuese në fusha si menaxhim biznesi, operacione, konsulencë, menaxhim projektesh, auditim, financa, kontabilitet dhe prokurim.

Zeqiri sjell një përvojë të pasur dhe diverse nga sektori publik, privat, i ndërmarrjeve publike, sektori financiar si dhe organizatave ndërkombëtare  që punojnë në Kosovë.

Ndër përvojat e ndryshme, ai ka punuar për disa vite në auditim të jashtëm tek Zyra Kombëtare e Auditimit në Kosovë. Së fundmi ai ka punuar si Menaxher Financiar dhe i Administratës në një kompani me bazë në Zvicër duke implementuar një projekt disa vjeçar në sektorin e ujrave.

Me rastin e emërimit Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT, Zeqiri theksoi “Jam i nderuar me besimin që më është dhënë nga Bordi i Drejtorëve për të udhëhequr KOSTT-in, një ndërmarrje me rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në sektorin e energjisë.

"Me përkushtim maksimal do të shtyej përpara misionin e KOSTT në funksion të sigurisë së furnizimit me energji elektrike për shoqërinë dhe ekonominë vendore, operim të sigurtë dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe të integruar në tregun rajonal dhe evropian."

"Jam i vendosur që përmes praktikave më të mira të qeverisjes, KOSTT të jetë shembull i menaxhimit të ndërmarrjeve publike në Kosovë si dhe jam i përkushtuar që përmes planifikimit strategjik KOSTT të  luaj rol të rëndësishëm në procesin e tranzicionit të drejtë të energjisë.”

Bordi i Drejtorëve falënderon Sabri Musiqi për shërbimin dhe kontributin e tij të çmuar deri më tani si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT. Z.Musiqi rikthehet në pozitën e Drejtorit të Operimit të Sistemit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)