25 Prill 2024

Bjellorusia ndërpret furnizimet me gaz për Evropën

Bjellorusia, 23 qershor - Bjellorusia e acaroi më tej situatën në mosmarrëveshjen me Rusinë lidhur me pagesat për gazin natyror, duke e ndërprerë furnizimin e Evropës Perëndimore, pasi Moska pakësoi më tej furnizimin me gaz të Bjellorusisë.

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko njoftoi në Minsk mbylljen e tubacionit të furnizimit, pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Lukashenko tha se mosmarrëveshja po shndërrohet me shpejtësi në një luftë të vërtetë për gazin. Sot në mëngjes, Rusia e pakësoi më tej furnizimin me gaz të Bjellorusisë, në 30 për qind të vëllimit normal, për ta detyruar fqinjin e saj të paguajë borxhin prej rreth 200 milionë dollarësh, sipas saj.

Por Bjellorusia thotë se kompania shtetërore ruse Gazprom i ka borxh këtij vendi më tepër se 250 milionë dollarë nga faturat e papaguara.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës Mykola Azarov tha se vendi i tij është gati t’i shtojë dërgesat e gazit rus në Evropë, për të kompensuar mungesat për shkak të mosmarrëveshjes Rusi-Bjellorusi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)