28 Mars 2024

BE propozon ndalimin e importeve të qymyrit rus

Bruksel, 5 prill - Komisioni Europian propozoi një ndalim të importeve të qymyrit nga Rusia.

Këto janë sanksionet e para të bllokut që synojnë industrinë fitimprurëse të energjisë së këtij vendi, e që nxiten për shkak të luftës në Ukrainë.

Deri më tani, Evropa nuk ka qenë e gatshme të vendosë nën shënjestër karburantet ruse për shkak të frikës se një gjë e tillë do ta zhyste ekonominë evropiane në recesion.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha sot se BE-ja duhet të rrisë trysninë ndaj Presidentit rus Vladimir Putin pas atyre që ajo i tha se ishin krime të tmerrshme" të kryera në zonat rreth Kievit.

Von der Leyen tha se ndalimi i importeve të qymyrit kap vlerën e 4 miliardë eurove në vit.

Ajo shtoi se BE-ja tashmë ka filluar të punojë për sanksione shtesë, përfshirë importin e naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)