29 Mars 2024

BE mbështetë KOSTT-in në mënyrë të vazhdueshme

Prishtinë, 16 mars - Përkushtimi i Bashkimit Europian për përkrahjen e sektorit të energjisë në Kosovë është evident tash e 10 vite. Gjatë viteve të kaluara, Bashkimi Europian ka kontribuar në zhvillimin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës me më shumë se 44 milion Euro, si investime direkte në projekte kapitale si dhe asistencë teknike.

Përveq faktit që  KOSTT është dëshmuar si një kompani e menaxhuar dhe që operon me sukses, KOSTT gjithashtu njihet dhe si kompani që ofron mjedis miqësor dhe është partner serioz në implementimin e projekteve, ndërkohë që përfiton shumë nga ekspertiza e ofruar nga projektet e asistencës teknike.

Rishtazi, një  raport monitorimi për projektin e asistencës teknike të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë (ECLO) i cili po implementohet në KOSTT, ëshë vlerësuar me rezultatet më të larta.

Në këtë drejtim, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Fadil Ismajli u shpreh se është “shumë mirënjohës për përkrahjen e Bashkimit Europian përmes ECLO. Në kërkesat tona për mbështetje ne jemi plotësisht të përkushtuar të përgjigjemi me gatishmëri të madhe për bashkëpunim. Duhet të theksoj se ne jemi të lumtur që kemi punuar me ekspertë shumë profesional dhe bashkë kemi arritur rezultatet më të mira në dobi të proceseve që janë duke u zhvilluar në KOSTT.”

KOSTT që nga ndarja e suksesshme nga KEK-u në vitin 2006, gjatë këtyre viteve ka vendosur kornizën ligjore dhe rregullative, siq janë kodet dhe standardet teknike, ka kryer studime të tjera relevante dhe ka hartuar dokumente në të cilat bazohet planifikimi, zhvillimi, mirëmbajtja dhe menaxhimi i Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike në Kosovë.

Për më tepër, KOSTT ka ngritur kapacitetet operative dhe çdo ditë është duke iu ofruar standardeve të kërkuara nga asociacionet e  Komunitetit Europian në mënyrë që t’i arrijë zhvillimet e ardhshme në Tregun e Brendshëm të Energjisë Elektrike (IEM).

KOSTT njëkohësisht, shpreh mirënjohjen për ekspertizën e ofruar në projektin aktual nga kompanitë e konsulencës Terna dhe IPA Economics në procesin e implementimit të projektit.

Gjatë arritjes së rezultateve, KOSTT ka përfituar shumë nga ekspertiza e ofruar përmes projekteve për mbështetje teknike që janë siguruar ose sigurohen nga institucione të ndryshme ndërkombëtare, e në këtë rast Bashkimi Europian përmes Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë (ECLO).

Pas përfundimit të  projektit aktual, KOSTT shpreson në përkrahjen e mëtutjeshme nga Bashkimi Evropian në ngritjen e kapaciteteve operacionale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)