29 Mars 2024

BE-ja ndihmon reformat e sektorit të energjisë në Kosovë

Prishtinë, 3 mars - Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës sot prezantuan zhvillimet në reformat e sektorit të energjisë dhe disa vendime të cilat do t’i japin formë këtij sektori në të ardhmen.

Asistenca e një projekt dy vjeçar i financuar nga BE-ja për Kosovën ka qenë e përqendruar në reforma të cilat promovojnë efiçiencën e energjisë dhe shfrytëzimin e resurseve të ripërtërishme të energjisë.

Kosova duke qenë nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë duhet të harmonizojë legjislacionin e sektorit të energjisë me ligjet ekzistuese të BE-së. 

Projekti i BE-së ka ndihmuar Ministrinë e Energjisë dhe Minierave me qëllim që të arrihet harmonizimi me kërkesat e Traktatit.  Kompetencat e këtij sektori tani kanë kaluar në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik.

Një prej sfidave kryesore të Kosovës është ulja e konsumit të energjisë për 9% deri në vitin 2018.  Është përgatitur Plani i Veprimit Kombëtar për Efiçiencë të Energjisë i cili do të udhëheq punën në drejtim të rritjes së kursimit. 

Ky plan ndër të tjerash parasheh veprime të menjëhershme në sektorin e ndërtimtarisë, për përmirësimin e projektimeve dhe performancës, pasi që ndërtesat përbëjnë 40% të kërkesës totale për energji.
Vendime tjera të rëndësishme janë bërë në kuadër të kornizës të Strategjisë Qeveritare për Energji për periudhën 2009-2018: Strategjia Kombëtare për Ngrohje, ku sugjerohet shfrytëzimi i resurseve energjetike me më shumë respekt ndaj mjedisit dhe në harmoni me standardet e BE-së;  prodhimi dhe mbledhja e statistikave kyçe për energji që do të rezultojnë me vendimmarrje më të informuar dhe më efikase në sektor; zyrat në nivel komunal do të bëjnë përgatitjet për plane afatshkurtra dhe afatmesme të veprimit për energji.

Përshkrim i historikut:
Sektori i energjisë në Kosovë vazhdon të përballet me sfida të vështira. Burimet kryesore për ngrohje të hapësira të banimit dhe ujit në Kosovë janë biomasat (kryesisht druri) dhe energjia elektrike, ku secila prej tyre përbën rreth 40% të konsumit. 

Konsumi i lartë i drurit rezulton me shpyllëzim, i cili shkakton ndikime të disfavorshme mjedisore.

Energjia elektrike e gjeneruar nga linjiti përdoret në mënyrë joefikase, që rezulton me ndërprerje të energjisë dhe importim të energjisë elektrike me çmime të shtrenjta.

Situata e sektorit të energjisë rëndohet edhe më shumë nga faturimi jo i plotë, shkallë shumë të ulët të inkasimit dhe humbjet e larta teknike. 

Sektori me nivel të të lartë intensiv energjetik i ndërtesave sot përbën rreth 40% të kërkesës për energji.  Kjo është arsyeje se përse sektori i ndërtimit ka rëndësi kyçe në uljen e konsumit të energjisë dhe uljen e emetimit të dyoksid karbonit.


Përveç projekteve të lartpërmendura, Bashkimi Evropian në vitin 2010 ka ndarë 2 milion euro tjera për tri projekte të cila mbështesin implementimin e planit të efiçiencës të energjisë në Kosovë. 

Projekti i parë ka zbatuar masa të efiçiencës së energjisë  në pesë ndërtesa në Prishtinë, Gjakovë dhe Gjilan.  Projekti i dytë ka përfshirë trajnimin dhe certifikimin e 55 auditorëve të energjisë. 

Roli i tyre është vlerësimi i ndërtesave publike në Kosovë dhe identifikimi i kursimeve potenciale të energjisë. 

Projekti i tretë ishe një fushatë për vetëdijesim publik për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë se si efiçienca e energjisë dhe burimet e energjisë së ripërtërishme  mund t’iu ndihmoj të jetojnë me mirë dhe më volitshëm, dhe në anën tjetër duke mbrojtur mjedisin.

Projektet e lartpërmendura kanë ndihmuar në uljen e konsumit të energjisë dhe uljen e varësisë nga importet, uljen e faturave të energjisë dhe emetimet e gaseve të efektit serrë kundrejt caqeve të përcaktuara nga BE-ja. 

Veç kësaj, BE-ja planifikon zgjerimin e përkrahjes përmes BERZH-it me një skemë të kredive për energji të subvencionuara për NVM-të. Këto projekte janë vazhdim i përkrahjes më të gjerë të financuar nga BE-ja për reforma të energjisë në Kosovë, e cila është nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)