20 Shtator 2021

Banka Evropiane e Investimeve nënshkruan marrëveshje me "Hydrogen Europe"

Bruksel, 30 korrik - Banka Evropiane e Investimeve (EIB) do të sigurojë mbështetje financiare këshillimore për projektet e hidrogjenit të prezantuara nga "Hydrogen Europe".

EIB njoftoi se "Hydrogen Europe", një shoqatë ombrellë që përfaqëson industrinë evropiane, kërkimin shkencor dhe shoqatat shtetërore dhe rajonale në sektorin e hidrogjenit dhe celulave të karburantit, nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunim mbi iniciativat e zhvillimit të tregut dhe shtrirjen e përbashkët të tregut.

Marrëveshja në fund do të ndihmojë në zhvillimin e produkteve të dedikuara të financimit të EIB-t për hidrogjenin e gjelbër për të arritur një ekonomi neutrale ndaj karbonit të BE-së deri në 2050.

"Pjesa aktuale e hidrogjenit në burimet energjetike të Evropës është më pak se 2 për qind, por mund të rritet në 14 për qind deri në mesin e shekullit", tha deklarata, duke shtuar se investimi total në hidrogjen të pastër në Evropë pritet të arrijë në 470 miliardë euro në 2050.

Strategjia Evropiane e Hidrogjenit, e cila është pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, synon të mundësojë përdorimin e gjerë të hidrogjenit deri në vitin 2050.

Në përputhje me këtë strategji, hidrogjeni i gjelbër do të prodhohet në një shkallë sistematike të rëndësishme midis 2030 dhe 2050. Rrjedhimisht, investimet në hidrogjen të rinovueshëm ose me karbon të ulët duhet të rriten.

Strategjia parashikon që midis 180 dhe 470 miliardë euro do të kërkohen për kapacitetet prodhuese në Bashkimin Evropian deri në vitin 2050.

Krahas Komisionit Evropian, "Hydrogen Europe" është një nga tre pjesëmarrësit e Ndërmarrjes së Përbashkët Evropiane për Hidrogjenin, një partneritet publik-privat që punon për të lehtësuar futjen në treg të teknologjive të pastra të hidrogjenit në Evropë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)