25 Prill 2024

Azerbajxhani do ta shpëtojë Evropën nga varësia e gazit rus

Baku, 16 janar - Azerbajxhani do të jetë një nga vendet kyçe në energji. Pas premtimit që Azerbajxhani i bëri Evropës për furnizim me gaz, tani vëmendja është përqendruar tek Turkmenistani.

Kontinenti i plakur, Evropa, në energji është e varur nga Rusia. Evropa ka ndërmarre tentativa të reja me qëllim për t’u çliruar nga kjo varësi dhe për të rritur diversitetin në furnizimin me gaz natyror.

Dhe një prej këtyre projekteve është Korridori i Jugut, i cili parashikon ndërtimin e shumë tubacioneve që do të fillojnë nga jugu i Rusisë e do të vazhdojnë deri në Evropë.

Kurse projekti më i rëndësishëm në këtë korridor është gazsjellësi, NABUCCO. Gazi natyror i pellgut të Kaspikut dhe Lindjes së Mesme, dhe në veçanti ai i Azerbajxhanit, përmes Turqisë do të transmetohet në Evropë.

Një projekt tjetër është transmetimi i gazit natyror duke e kaluar tubacionin nëpër Turqi-Greqi dhe Itali. Me këtë projekt do të transmetohet 1/3 e sasisë së gazit që parashikohet të transportohet me Nabucco-n. Një alternativë tjetër është edhe tubacioni që do të lidhë Gjeorgjinë me Rumaninë duke kaluar nën Detin e Zi dhe që emërtohet si ‘rryma e bardhë’.

Vizita e Presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso në Azerbajxhan e lehtësoi Evropën. Sepse Azerbajxhani u zotua të plotësojë nevojat e Evropës për gaz natyror. Deklarata u nënshkrua nga Barrosso dhe Presidenti Ilham Alijev.

Nuk janë bërë ende të qarta detajet mbi gazin që do ti shesë Azerbajxhani Evropës, por bëhet fjalë për një sasi të rëndësishme gazi.

Kurse për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme palët do të punojnë së bashku. Në muajt e ardhshëm do të qartësohet edhe prioriteti i Azerbajxhanit ndaj projekteve që janë pjesë e Korridorit të Jugut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)