19 Prill 2024

AKB: Njoftimi i ri i KEK-ut në kohë të gabuar

Prishtinë, 27 gusht - Agim Shahini, kryetar i Aleancë Kosovare të Bizneseve, tha se vendimi i ri i KEK-ut që ka nisur t’u shpërndahet bizneseve ditëve te fundit vjen në një kohë të gabuar.

“Tash kur pas marrjes së vendimit për reciprocitet ndaj Serbisë dhe Bosnjës, bizneset në vend kanë filluar të kenë më shumë punë që në këtë rast do të ndikojë në rritjen e punësimit dhe mbushjes së buxhetit të shtetit, Korporata Energjetike e Kosovës me vendimet e marra po i fut në ngarkesa te pa përballueshme financiare dhe  humbje bizneset”, tha Shahini.

Në letrën që KEK-u e ka quajtur njoftuese, por që në fakt është vendim e që hyn në fuqi pas 30 ditësh nga data e dërgimit tek biznesi kjo korporatë ka kërkuar nga secili konsumator me prioritet që të plotësoj formularin për aplikim dhe që ai duhet të jetë i kyqur në daljen e vecantë të linjës 10 kilovoltëshe pa ia mundësuar vetë KEK-u një gjë të tillë (që në fakt nuk ndodh në shumë vende tjera të rajonit).

Në pikën 3 KEK-u sipas Shahinit ka kërkuar që secili konsumator i kësaj kategorie të siguroj garancinë pagesës para te gatshme prej 25% të shumës së vlerësuar vjetore të faturimit të energjisë elektrike.

Gjithashtu korporata ka kërkuar që konsumatori të nënshkruaj Direkt Debitin, si dhe njehësori i secilit biznes duhet të mos jetë i figuruar tek KEK-u se ka borxhe.

“Me kaq nuk përfundon ky vendim pasi që KEK-u si kusht i ka vënë bizneseve që të mos kenë qenë asnjëherë të denuar për keqpërdorim të energjisë elektrike”, theksoi ai.
 

Madje KEK-u sipas Shahinit ka kërcënuar konsumatorët se në rast se vetëm një herë dështojnë të paguajnë energjinë përmesë Direkt Debitit atëherë ata përjashtohen automatikisht nga të qenit konsumator me prioritet.

“E çka është edhe më e quditshme në këtë vendim KEK-u ka paralajmëruar të gjithë konsumatorët e kësaj kategorie që në fakt janë bizneset se në rast të identifikimit të ndonjë humbje komerciale në vlerën mbi 1%, atëherë kjo dalje 10 kilovoltëshe do të humb statusin e daljes me prioritet.”

Me këtë akt KEK-u sic ka thënë Shahini ngarkon biznesin që për çfardo humbje që do të ketë kjo linjë e caktuar për të, atëherë biznesi do të humb të drejtën e furnizimit përmes kësaj linje edhe atëherë kur nuk është faji i biznesit.
 
Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon nga KEK-u që urgjentisht të ndryshoj këtë vendim dhe që vendimet tjera t’i marrë në konsultim me Qeverinë konsumatorin dhe përfaqësuesit e bizneseve, ndryshe ky vendim do të rris problemet edhe ashtu të shumta të bizneseve e ne fakte KEK ne ketë raste nuk po promovon partneritet me bizneset tjera.

Përfaqësuesve të bizneseve që i kemi këtu  janë vetëm një numër i vogël  nga  ata  që pritet të atakohen nga ky vendim.

Agim Shahini, tha se kjo është një ngarkesë  shumë e madhe ndaj bizneseve.  Kërkojmë që të hiqet monopoli i energjisë 

Ndërsa Përparim Hoxha, menaxher i kompanisë IFS Progres në Prizren ku funksionojnë 45 biznese, tha se prodhuesit dhe bizneset e Prizrenit reagojnë ashpër ndaj njoftimit apo vendimit të KEK-ut ndaj prodhuesve në kohën kur qeveria  kishte premtuar  lehtësime të shumta ndaj bizneseve prodhuese.

Sipas tij ky njoftim  erdhi pas masave të reciprocitetit ndaj Serbisë dhe kur prodhuesit e Kosovës  nisin të rimëkëmben më shumë. Pagesa prej 25 për qind  e shumës vjetore është ngarkesë shumë e madhe për bizneset  sidomos kur bankat kanë kamatat shumë të larta dhe kjo është një barrë shumë e rëndë.

“Kërkojmë nga Qeveria dhe KEK-u  që ky vendim i obliguar  të hiqet sa më shpejt dhe t’iu mundësohet bizneseve të punojnë pa barra të tilla të panevojshme, sidomos neni 7 i njoftimit ku thotë vetëm një dështim i pagesës përmes direkt debitit në ndonjë muaj e humb përgjithmonë statusin e konsumatorit me prioritet, kjo është kërcënim”, tha Përparim Hoxha.

Adil Reshani, kryetar i Bordit të fabrikës së ujit Kllokoti, tha se janë të pakënaqur me vendimin e KEK-ut dhe kjo dëmton me të madhe zhvillimin e prodhimit dhe biznesit. Edhe përkundër asaj se bëjmë pagesën paraprake përsëri kemi reduktime të shumta dhe të paparalajmëruara nga e cila kemi pasur edhe dëmtime të mëdha ku ishte djegur objekti jonë.

Ky vendim sipas Reshanit pengon investimet, po ashtu teknologjia digjitale pengohet nga reduktimet e rrymës që shkaktojnë vonesa të prodhimit me nga dy orë për të nisur funksionimin.

Këto masa  po e pengojnë  prodhimin  dhe nuk ka lehtësira siç ka paralajmëruar dhe vazhdojnë të premtojnë qeveria për klimë të favorshme investimesh e që investimet e huaja dhe vendëse do të kenë shumë vështirësi. 

“Derisa fabrikat nisën të marrin frymë më mirë pas masave reciproke, tash del KEK-u dhe me vendime ngulfat bizneset. Kjo  është një lloj reketi nga KEK-u ndaj prodhuesve”, tha Adil Reshani.    
 
Burim Kuraja, menaxher nga fabrika Devolli Grup, reagoi ndaj njoftimit të KEK-ut dhe e cilësoi këtë vendim i cili pengon veprimtarinë prodhuese të bizneseve, ku ne si kompani në nivel vjetor paguajmë një shumë të madhe  për energji elektrike dhe kjo është ngarkesë drejtpërsëdrejti në kosto të prodhimit të Devollit që janë qumështi, kafeja, lëngjet, sfungjer dhe shërbime tjera që ofron kjo kompani.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)