22 Janar 2022

Energjetikë

Arrihet marrëveshja e Glasgout për Klimën

Glasgow, 13 nëntor - Samiti i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike (COP26) ka përfunduar pasi të gjitha vendet pjesëmarrëse arritën një marrëveshje të re klimatike që do të përpiqet të mbajë ngrohjen globale... Lexo

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2022

- Kryeministri Albin Kurti, Ministri Hajrulla Çeku, anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore do të marrin pjesë në shënimin e përvjetorit sulmit të dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz. (Kompleksin Memorial “Adem Jashari” n[ Prekaz të Skenderajt, ora 9:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale, me fokus në mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë për vitin 2021. (“Vendum”. rr. Tringë Smjali, nr.17, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës mban konferencën për media për konkluzat e tryezës për sportin. (Hotel Brezovica në Brezovicë, ora 12:30)
 
- Organizohet protestë kundër shtrenjtimi të energjisë elektrike. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)