25 Shtator 2021

23 persona humbën jetën për shkak të temperaturave të larta në Japoni

Tokio, 28 korrik - Në javën e fundit në Japoni 23 persona humbën jetën për shkak të temperaturave të larta.

Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive njoftoi se 8.122 njerëz u shtruan në spital gjatë 19-25 korrikut për shkak të goditjes nga nxehtësia.

Agjencia njoftoi se 23 prej tyre vdiqën dhe më shumë se 3.000 prej tyre janë në gjendje serioze.

Më tej, thuhet se më shumë se gjysma e të shtruarve në spital ishin mbi moshën 65-vjeç, 2.627 ishin midis moshës 18 deri 64-vjeç dhe 800 nën moshën 17-vjeçare.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e pajisjeve të ventilimit kur temperatura arrin 28 gradë ose kur lagështia arrin në 70 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)