27 Prill 2024

Zhvillohen punimet rreth përgatitjes së tekstit të Projektligjit për Pagat

Prishtinë, 9 shkurt - Në mjediset e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike, e cila është sponzorizuesi i Projektligjit për Pagat, sot Grupi Punues për hartimin e Projektligjit për Pagat zhvilloi punimet rreth përgatitjes së tekstit të Projektligjit për Pagat.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) paraqiti vërejtjet paraprake juridike dhe gjuhësore në tekstin fillestar të Projektligjit për Paga, të cilat u morën parasysh nga Sponzorizuesi i Projektligjit për Pagat.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka thënë së vërejtjet e BSPK-së kryesisht kishin të bëjnë me qartësimin e tekstit të projektligjit dhe qëndrueshmërinë juridike e kuptueshmërinë gjuhësore të versionit në gjuhën shqipe dhe të versioneve të tjera (anglisht e serbisht).

Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike u zotuan që brenda javës së ardhshme të paraqesin para Grupit Punues versionin fillestar të shtojcave të cilat janë tejet të rëndësishme për qartësimin juridik të Projektligjit për Pagat.

"Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në Grupin Punues merr pjesë përfaqësuesit e vet, dhe është tejzotuar që të përkujdeset që Projektligji për Pagat të përgatitet asisoj që kjo fushë e rëndësishme – fusha e pagave – të rregullohet asisoj që të ketë qëndrueshmëri juridike dhe kuptueshmëri gjuhësore", theksoi Hykolli.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret dhe zotohet që të përmbyllet shpejt dhe drejt teksti përfundimtar i Projektligjit për Pagat i cili më tej do t’i paraqitet për miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)