04 Tetor 2022

Zbulohen abuzimet e Guverantorit Mehmeti lidhur me punësimet

Prishtinë, 5 maj - Një letër publike ka pranuar sot drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit Yll Buleshkaj, lidhur me abuzimet dhe keqpërdorimet në Bankën Qendrore të Kosovës.

Në këtë letër thuhet se abuzime dhe shkelje ligjore janë bërë dhe janë duke u bërë në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës nga Guvernatori Fehmi Mehmeti, Zëvendësguvernatori Sokol Havolli dhe njerëzit e afërt të tyre që për mbi katër vite janë duke abuzuar me pasurinë e BQK-së për përfitime e tyre personale.

“Gjatë kësaj periudhe kohore kur Fehmi Mehmeti ka menaxhuar me BQK ka punësuar mbi 70 veta personel të lidhur politikisht me partitë në pushtet (PDK-LDK-AAK-Nisma). Gjithsejt nga këta 70 veta, 30 fillimisht kanë filluar punën me kontratat mbi vepër pastaj ju është shpallur konkursi i rregullt dhe janë pranuar me kontrata të rregullta pune. Ne realizimin e punësimeve Guvernatori është asistuar nga Zëvendësguvernatori Sokol Havolli (i cili në shumicën e rasteve ka qenë njësia kërkuese per punësime) dhe nga Drejtoresha e Burimeve Njerëzore Albulenë Zogu Demaku e cila eshte gruaja e ish kryetarit të Drenasit të PDK-së Nexhat Demaku dhe e cila është ngritur jashtëligjshëm në katër pozita brenda periudhes 30 ditëshe bazuar në skemen e graditimit të BQK-se. Tutje, Guvernatori asisitohet nga Bujar Meka, sekretar i Bordit të BQK-së dhe nga Arberie Buçaj, drejtoreshë e Departamentit Juridik të cilët i përgadisin dhe konfirmojnë ligjërisht të gjitha këto vendime të Guvernatorit Mehmeti dhe Zevendeguvernatorit Havollit dhe të cilët njëkohohësisht shërbejnë edhe si anëtar të komisioneve displinore”, thuhet në këtë letër.

Më poshtë gjeni letrën e plotë me abuzimet dhe keqpërdorime nga stafi i Bankës Qendrore të Kosovës:

Për: Yll Buleshkaj Drejtor

Agjencioni Kundër Korrupsionit I nderuar z. Buleshkaj,

Ju drejtohemi me këtë shkresë për të sjellë në vëmendjen tuaj abuzimet dhe shkeljet ligjore që janë bëre dhe jane duke u bëre ne Banken Qendrore te Republikes se Kosoves nga Guvernatori Fehmi Mehmeti, Zevendesguvernatori Sokol Havolli dhe dhe njerezit e afërt të tyre që për mbi katër vite janë duke abuzuar me pasurinë e BQK-së për përfitime e tyre personale. Prandaj ju drejtohem që në kuadër të mandatit tuaj t’i adresoni shkeljët e listuara si në vijim:

1. Abuzimet me punësime (04.2021-09-2017)

Gjatë kësaj periudhe kohore kur Fehmi Mehmeti ka menaxhuar me BQK ka punësuar mbi 70 veta personel të lidhur politikisht me partitë në pushtet (PDK-LDK-AAK-Nisma). Gjithsejt nga këta 70 veta, 30 fillimisht kanë filluar punën me kontratat mbi vepër pastaj ju është shpallur konkursi i rregullt dhe janë pranuar me kontrata të rregullta pune. Ne realizimin e punësimeve Guvernatori është asistuar nga Zëvendësguvernatori Sokol Havolli (i cili në shumicën e rasteve ka qenë njësia kërkuese per punësime) dhe nga Drejtoresha e Burimeve Njerëzore Albulenë Zogu Demaku e cila eshte gruaja e ish kryetarit të Drenasit të PDK-së Nexhat Demaku dhe e cila është ngritur jashtëligjshëm në katër pozita brenda periudhes 30 ditëshe bazuar në skemen e graditimit të BQK-se. Tutje, Guvernatori asisitohet nga Bujar Meka, sekretar i Bordit të

BQK-së dhe nga Arberie Buçaj, drejtoreshë e Departamentit Juridik të cilët i përgadisin dhe konfirmojnë ligjërisht të gjitha këto vendime të Guvernatorit Mehmeti dhe Zevendeguvernatorit Havollit dhe të cilët njëkohohësisht shërbejnë edhe si anëtar të komisioneve displinore.

Në proceset e punesimeve duhet të hetohen veqanërisht anëtaret e komsioneve që themelohen nga Guvernatori për punësimet dhe rekrutimet në BQK. Keta anëtar të komsioneve janë zyrtarë që i ka punësuar vetë Guvernatori dhe i shfrytezon për punësime të radhës me ç’rast testet me shkrim ju dorëzojnë kandidiatëve që ju kërkon Guvernatori para se t’u nënshtrohen testimeve, dhe pastaj pytejt për intervistim ju dorëzohen prap kandidiatëve të njejtë para se të hyjnë në intervistë. Në mënyrë që të fshehin çdo gjurmë të shkeljeve ligjore, Burimet Njerëzore në BQK bejnë audio incizime të kandidiatëve gjatë intervistimit ku pastaj kandidiatët e preferuar të tyre që i kanë pasur të gjitha pyetjtet para testimit dhe intervistimit dalin të susksesshëm, përderisa të njejtat inqizime i perdorin per te anuluar çdo ankesë që mund të paraqitet nga kandidatët tjerë.

Ky sistem i sofistikuar i abuzimit pastaj e pamundeson identifikimin e çfarëdo shkeljeje ligjore të këtij procesi. Anetarët e këtyre komsioneve emërohen në kundërshtim me nenin 6.2 t’ Politikës për Marrëdhënie Pune në BQK.

Disa nga keto punësime janë si në vijim:

1. Alban Zogaj (nënkryetari i Prishtinës) i punësuar me kontratë në vepër në momentin kur ka mbetur pa punë si këshilltar i Lumir Abdixhikut. Ky është anagzhuar si konsulent i jashtëm nga Zevendësguvernatori Havolli për të dizajnuar indeksin e patundshmërisë. I njejti tani është nënkryetar i Komunës se Prishtines, përderisa punën per te cilën është angzhuar në BQK kurrë nuk e ka përfunduar por pagesat e rregullata mujore të rrogës duke përfshire edhe telefonin Iphone prej 1000 euro nga BQK i ka shfrtyezuar/pranuar.

2. Endrit Basha – i punësuar si Zyrtar i licencimit dhe i fejuari i vajzës së Besnik Berishes- Këshilltarit të Isa Mustafës

3. Lulzim Dragusha – Këshilltar i zv. Gurvenatorit Havolli, bashkëshorti i ish deputetes së PDK-se, Evgjenie Thaqi Dragusha – i punësuar fillimisht pa konkurs e pastaj për te është shpallur konkurs i rregullt.

4. Igballe Perquku Tahiri – Bashkëshortja e kryetarit te Vushtrisë, Xhafer Tahiri, me profesion fizioterapeute, e punësuar pa konkurs dhe pastaj i është shpallur konkursi i rregullt.

5. Vjosa Muqaj – Motra e gruas së Ramush Haradinaj e punësauar pa konkurs dhe pastaj i është shpallur konkursi i rregullt.

6. Ajete Hyseni – e punësuar në Burime Njerëzore dhe Motra e ish zv. Drejtoreshës se AKI-se Vlora Hyseni e punësuar pak muaj pasi AKI i ka lëshuar letër BQK-së që dy banka mirkofiannciare paraqesin “rrezik shtetëror” prandaj duhet tu mirret licenca.

Të gjitha kërkesat për ndryshime ligjore adresohen përmes Shoqatës së Bankave, megjithatë RZB ka privilegjin që ta bëjë drejpërdrejt një gjë të tillë.

Vlen të theksohet që instrumental në tërë këtë proces është Bujar Meka, sekretari i Bordit të  BQK-se i cili ka shërbyer si këshilltar ligjor për të gjitha te lartpërmendurat dhe Labinot Preniqi, atëherë shef i divizonit kundër shpërlarjes së parave e sot koordinator për funksione të prëgjithshme, i cili ka shantazhuar personelin e BQK-së me qasje në informata të intelegjencës financiare për shkak të afersisë së tij me Dardan Nuhiun. Psh, nëse zyrtarë të BQK-së kanë kundërshtuar ndryshime të kornizës ligjore & ndryshime të autorizimeve sepse ka qenë e qartë që kjo po bëhet për t’ju përshtatur tekeve personale për favore dhe përfitime personale të guvernatorit dhe zv guvernatorit, Preniqi ka qenë vegla e cila ka marrë përsipër për të shantazhuar zyrtarë të BQK-së se NJIF-i do nis hetim të transakcioneve personale të zyrtarëve të caktuar të BQK-së që kanë ngritur zërin kundër shkeljeve, dhe që këto hetime do t’i publikojë në media (edhe nëse nuk gjindet kurfarë transakcioni i dyshimtë).

Ndërsa te ndërhyrjet lidhur me licencimin e inistucioneve financiare instrumental ka qenë Atdhe Bytyqi i cili në gusht të vitit 2020 transferohet prej departamentit ligjor në atë të licencimit, ku bëhet edhe drejtor, dhe ë tërë këtë periudhë ai përdoret si vegla për të ‘vonuar’ apo ‘aprovuarë çdo aplikacion të licencimit të institucionit financiar si njeri i besueshëm i lidershipit të BQK-së dhe i perdoru si sekser.

9.            Shkelje e nenit 45 të Ligjit te Bankës Qendrore nga Guvernatori Fehmi Mehmeti:

Me propozimin e Guvernatorit Mehmeti, Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 qershor 2018, emëron Sokol Havolli Zëvendësguvernator të BQK-së, në kundërshtim me nenin 45 të Ligjit të Bankes Qendrore i cili shprehimisht thotë:

“Neni 45. Postet e lira: Çdo post i lirë në Bordin e Bankës Qendrore apo Bordin Ekzekutiv do të plotësohet brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve kalendarike me emërimin e një anëtari të ri të Bordit të Bankës Qendrore apo të Bordit Ekzekutiv, për të plotësuar mandatin e mbetur të anëtarit të mëparshëm”.

Këtu janë bërë dy shkelje:

a)            Shkelja e parë është bërë me moszbatim të afatit kohor prej 60 ditësh për plotësim të postit të lirë të zv.Guvernatorit sepse ky post ka qenë i lirë nga shtatori i vitit 2017 kur është emëruar Fehmi Mehmeti ushtrues detyre i Guvernatorit.

b)            Shkelja e dytë dhe më seriozja është emërimi i Sokol Havollit, zv guvernator me 28 qershor 2018 për mandat 5 vjeçar përderisa ligji thotë që kjo pozitë duhet të plotësohet për pjesën e mbetur të mandatit e që pjesa e mbetur e atij mandati ka qenë 60 ditë, do të thotë ka përunduar me 18 gusht 2018. Sepse, me 28 gusht 2013 është emëruar Fehmi Mehmeti në postin e Zv.Guvernatorit me mandat 5 vjeçar, për të cilin post tash e ka emëruar Sokol Havollin jo vetëm për ato 60 ditë sa ishte mandat i mbetur por për afat kohor 5 vjeçar.

Duke marrë parasysh që Mehmeti e ka pranuar Havollin zv.Guvernator jashtë-ligjshëm, këta të dy kane përbërë shumicën e bordit sepse i kanë dy prej 3 votave të bordit ekzekutiv të BQK-së dhe shumë vedime që s’jau aprovon i treti janë marrë me vetëm dy vota. Kjo e ka kompromituar serizozisht vendimet e BQK-së pasi që Bordi Ekzekutiv i BQK-së i perbere prej Mehmetit dhe Havollit dhe pa asnje mbikqyrje sepse nuk ka pasur bord funksional qe nga Qershori i vitit 2020 deri me Dhjetor te 2021.

10.          Ndëshkimet, Degradimet dhe Shkarkimet e zyrtarëve të BQK-së nga pozitat e tyre duke u thirrur ne bazë ligjore të paqëndrueshme për të vetmen arsye që keta zyrtar kanë kundërshtuar që të jenë pjese e shkeljeve ligjore te kryera nga Guvernatori dhe ekipi i tij.

Zyrtarët e BQK-së që e jane punsuar ne BQK ne menyre transaprente dhe kane pas pozitën me meritë, janë ballafaquar me ndëshkime në masa diciplinore nga vërejtja me shkrim, shkakrkime, susupendime e deri te shkeputje e kontrates në momentin kur nuk i kanë zbatuar urdhërat që i kanë shku për shtati interesave financiare të udhëheqësve të BQK-së. Punëtorët deri vonë nuk kanë pasur sindikatë por më në fund, tash në gusht 2021, janë organizuar dhe e kanë krijuar Sindikatën e Punëtorëve të BQK-së. Njëkohësisht, vetëm në vitin 2021 dhe 2022 janë deponuar që paku 10 padi kundër vendimeve të BQK-së nga personeli i ndëshkuar si rezultat i çështjeve të lartpërmendura. Përveç kësaj egzistojnë edhe disa kallxime penale prej këtyre punëtorëve kundër Fehmi Mehmetit, Sokol Havollit, Bujar Mekës, sekretari i bordit të BQK-së, Albulena Zogu Dëmakut, shefes së burimeve njerëzore dhe Arberie Buqaj – drejtore e departamentit juridik.

11.          Deklarimi i BQK-se permes Komunikates se leshuar me 05.04.2022 me ane te seciles theksojne se me 31 Mars te gjithe kopmanite e sigurimit jane ne perputhje me kekresat e kornizes ligjore dhe jane teresisht te kapitalizuara eshte deklarim i rrejshehm dhe mashtrim i radhes.

Fillmisht kompanitë e sigurimeve raportojnë në BQK me datën 30 Prill prandaj deklarata e shpalosur ende pa raportuar kompanitë e sigurimit tregon per pasaktësinë e kësaj deklarate.

Pastaj niveli i kapitalizimit në raport me kërkesat ligjore duhet të behet në raport me të dhënat zyrtare të cilat ende nuk i ka pas në dispozicion që tregon që BQK as nuk i ka analizuar dhe as validuar këto kërkesa, gjë që e blnë këtë komunikatë ende më shqetësuese. Me këtë deklaratë BQK-ja e vën në lajthitje kuvendin, dhe publikun e gjerë lidhur me gjendjen e kompanive të sigurimit përderisa në vazhdimësi eshte duke ju mundesuar kompanive te operojnë pa kapital dhe duke ju mundesuar kështu që artficialisht të paraqesin në pasqyrat e tyre financiare asete të cilat artificalisht krijojnë përshtypjen e kategorive të kapitalit sië janë ndërtesa të patundshmerisë, kontrata te risigurimit etj, perderisa aksionarët e ketyre kompanive nuk e kanë sjell në kompani asnjë cent dhe rritja e vetme e kapitalit është bëre nga te hyrat e qytetarëve kur BQK ka vendos ta rris polisën e sigurimit per 36%. Ju lutem që të kërkohen për shqyrtim raportet e Kompanive të Sigurimit të datës 31.03.2022 në menyrë që të vertetohet se kompanitë e sigurimit vazhdojnë të operojnë nën-kerkesat e kapitalit dhe Komunikata e BQK-së e lëshuar me datën 05.04.2022 është shpalosje e rrejshme e informatave./B.Sot

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022 - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. (Kabineti i kryetarit, ora 12:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ=së, ora 13:30)