24 Prill 2024

USAID organizon zhvillimin e shkathtësive ndërmarrëse tek adoloshentët

Prishtinë, 10 nëntor - Programi i USAID-it Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt organizon aktivitetin “Zhvillimi i shkathtësive ndërmarrëse tek adoleshentët”, i cili mbahet në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë. Ministrja për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion, znj. Arbërie Nagavci dhe Zyrtari për sektorin privat nga Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar Methju Kulinane.   

Përgjatë një jave në muajin nëntor, Java Globale e Ndërmarrësisë, e cila organizohet në Kosovë nën udhëheqjen e Innovation Centre Kosovo (ICK), promovon ndërmarrësinë nëpërmjet aktiviteteve lokale, të dizajnuara për të vënë në pah potencialin e ndërmarrësve të rinj dhe inovatorëve.

Në këtë drejtim, Programi USAID-it - Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt (ASSET), si një ndër partnerët organizues, do të mbledhë mësimdhënës, nxënës dhe bashkëpunëtorë nga MASHTI për të diskutuar për zhvillimin e shkathtësisve dhe shpirtin ndërmarrës tek të rinjtë përmes shkollës/mësimit.

Përmes kësaj ngjarje, Programi synon të nxisë një debat interaktiv në mes të nxënësve dhe mësimdhënësve rreth përvojave të zbatimit të mësimit për ndërmarrësi, përfitimeve nga themelimi i firmave ushtrimore, dhe çfarë duhet të bëhet që zhvillimi i shkathtësive ndërmarrëse të zbatohet plotësisht në shkollë.

Ngjarja do të shfrytëzohet edhe si mundësi që të bisedohet me nxënësit për mundësitë e shumta që burojnë nga angazhimi i tyre në ndërmarrësi.  

Pjesëmarrësit do të dëgjojnë edhe për të arriturat e Programit rreth aktiviteteve për zhvillimin e shkathtësive ndëmarrëse, si dhe të dëgjojnë fjalimin kryesor nga Jeta Zagragja, bashkë-themeluese e kompanisë UCX.

Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)