25 Prill 2024

USAID konfirmon mbështetjen e projekteve zhvillimore për Kosovën

Prishtinë, 4 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Drejtoreshën e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID në Kosovë, znj.Lisa Magno me bashkëpunëtoret e saj.

Drejtoresha Magno, pasi uroi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re, konfirmoi  gatishmërinë e saj dhe të USAID-it për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve zhvillimore për vendin tonë.

Kryekuvendari Konjufca falënderoi znj.Magno për përkrahjen amerikane dhe theksoi se USAID-i është njëri ndër partnerët më të rëndësishëm për Kosovën. Ai po ashtu u zotua për vazhdimin dhe thellimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)