28 Mars 2024

Të hyrat nga pagesat ujore shënojnë rritje rekorde prej 120 për qind

Prishtinë, 12 nëntor - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjatë dhjetëmujorit të këtij viti, të hyrat nga pagesat ujore janë shenuar rritje, për 120 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar,duke e arritur vlerën 1,417,352.53 euro.

Ndërsa, nëse krahasohen me periudhën e njëjtë kohore të vitit 2019, kjo është për 478 për qind më e lartë (sa ishte 245,072.96 euro).

Nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të viti 2018, kjo rritje ështëpër 110 për qind në të cilën periudhë janë arkëtuar 674,789.43 euro.

Pas marrjes së masave ligjore nga Ministria Mjedisit, Planikimit Hapësinor dhe Infrastruktuërs, rreth 770 për qind e operatorëve ekonomik, kanë raportuar dhe pjesa më e madhe u janë përgjigjur pagesës së tarifave të shfrytëzimit të arkëtimit të ujit.

Me përfundimin e afatit ligjor për raportim, për kompanitë që nuk u janë përgjigjur kërkesave ligjore, është nxjerrë një vendim për krijimin e grupit punues për përllogaritjen e sasisë maksimale të kapacitetit të plotë sipas kërkesës maksimale për shfrytëzimin/shkarkimin e ujit nga këto kompani.

Zbatimi i Ligjit nr.04/L-147për ujërat e Kosovës, respektivisht Udhëzimit Administrativ nr. 06/2021, për strukturën e pagesave të ujit nuk ka alternativë tjetër.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)