23 Prill 2024

Shoqata e Bankave mirëpret miratimin e projektligjit për nënshkrimin elektronik

Prishtinë, 30 qershor - Me rastin e miratimit të projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës mirëpriti miratimin e këtij projektligji.

Dixhitalizimi i shërbimeve kontribuon drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë ekonomike dhe sociale, andaj krijimi i një mjedisi të përshtatshëm që ofron sigurinë e transaksioneve elektronike është një domosdoshmëri për zhvillimin e ekonomisë dixhitale.

Shoqata e Bankave të Kosovës ka punuar dhe ka avokuar në çështjen e identifikimit elektronik dhe nënshkrimit elektronik për disa vite me radhë, dhe kjo çështje ka qenë një nga prioritetet kryesore për avokim tek institucionet dhe autoritetet përkatëse shtetërore me anë të grupeve punuese.

Miratimi i kornizës së re ligjore të identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara në transaksionet elektronike do të jetë ndihmë e madhe juridike ndaj bizneseve, konsumatorëve dhe shoqërisë duke eliminuar barrierat e mëparshme për zbatim konkret.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)