24 Prill 2024

Shkalla e papunësisë në vitin 2020 ishte 25.9 për qind

Prishtinë, 9 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për vitin 2020.

Sipas rezultateve, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.  Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 38.3%.  

Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për vitin 2020 është 28.4%.

Punësimi me i lartë është te meshkujt 42.8%, ndërsa punësimi te femrat është 14.1%.

Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 52.7% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit me 44.1%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 17.0%; prodhimi me 11.8%; ndërtimtaria me 11.1%; dhe arsimi me 10.1%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 42.3% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 57.7% kanë kontratë të përkohshme.

Sipas rezultateve të AFP-së, në vitin 2020, shkalla e papunësisë ishte 25.9%.

Papunësia më e theksuar ishte te femrat me 32.3%, krahasuar me meshkujt, 23.5%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 49.1%.

Sipas rezultateve të AFP-së, në vitin 2020, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 61.7%, me fokus të veçantë te femrat me 79.2 %, krahasuar me meshkujt, 44.0%.

Për realizimin e AFP-së, 2020, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)