19 Prill 2024

SHBA, 2.7 milion vende të reja të punës në janar

Washington, 10 mars - Shumë vende të reja të punës u hapën  në fillim të këtij viti, shenjë kjo që dëshmon se punëdhënsit duhet të përgatiten për të filluar punësimin. 

Vendet e punës në janar u rritën rreth 7.6 %, kështu që arritën deri në 2.7 milion krahasuar me muajin dhjetor, bëri të ditur Departamenti i Punës.

Përqindja e vendeve të reja të punës arriti në 2.1 %, përqindje kjo më e larta pothuajse brenda një viti. Kjo përqindje mat vendet momentale të punës si një përqindje e punësimit të tërësishëm. 

Tani mesatarisht janë rreth 5.5 të papunë, që konkurojnë për një vend të ri pune.  Kjo shifër është shumë më e madhe sesa 1.7 persona që konkuronin për një vend pune kur filloi recesioni. Por është më pak se 6 persona që konkuronin për një vend pune në dhjetor 2009. 

Pasqyra e vendeve të reja të punës korespondon me atë që raportojn shumë web faqe për kërkim pune.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)