24 Prill 2024

SBASHK-u shprehë pakënaqësi për rritjen e çmimeve

Prishtinë, 26 tetor - Anëtarësia e SBASHK-ut kujton  Qeverinë se ngritja e fundit e pagave ka ndodhur në mënyrë simbolike prej 4 % nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018, ndërsa çmimet e artikujve elementarë kanë shënuar ngritje të vazhdueshme, për t’ia tepruar kohëve të fundit. 

Agjencia e Statistikave e ka zyrtarizuar faktin se janë ngritur çmimet e produkteve ushqimore  dhe gjërave tjera  elementare. Këtë të vërtetë e kanë ditur dhe e kanë përjetuar në buxhetin e tyre familjar punëtorët e arsimit dhe të punësuarit tjerë, por me keq se këta këtë të vërtetë e kanë përjetuar ata me ndihmë sociale apo edhe të papunët, që në Kosovë nuk janë të pakët. 

Duke parë se trendi i ngritjes së çmimeve ka gjasat të vazhdojë dhe do të nxis ngritjen e çmimeve edhe të produkteve tjera dhe të shërbimeve, sa vijnë  e shtohen edhe  pakënaqësitë e anëtarësisë së SBASHK-ut, të cilët u kanë dhënë forcë kërkesave që të shtohen angazhimet dhe nga Qeveria të kërkohet që t’u dal përballë këtyre shqetësimeve duke  marrë veprime konkrete. Anëtarësia e SBASHK-ut kujton  Qeverinë se ngritja e fundit e pagave ka ndodhur në mënyrë simbolike prej 4 % nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018, ndërsa  çmimet e artikujve elementarë kanë shënuar ngritje të vazhdueshme, për t’ia tepruar kohëve të fundit. 

Në kohën kur ngritja e çmimeve  të artikujve elementarë ka ndodhur dhe  pritet që kjo të nxis edhe ngritje të çmimeve të produkteve  tjera, Qeveria, pasi nuk mundet me akte ligjore të ndërpres këtë trend,  ose duhet të bëj ngritje pagash për ta ruajtur mundësinë aktuale blerëse e për të mos e cenuar dukshëm  shportën  familjare të artikujve elementarë, ose të bëj angazhime konkrete në bashkëbisedë me sindikatat për të hequr gabimet e thëna nga Kushtetuesja për  Ligjin e pagave dhe të  nis  implementimi  i tij. Nëse nuk ndodh as njëra nga këto, atëherë pakënaqësitë do të shtohen dhe mund të ketë edhe kërkesa për veprime konkrete sindikale, kërkesa  këto që  udhëheqësit dhe organet e  SBASHK do t’i respektojnë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)