19 Prill 2024

RISE mbështet financiarisht dy Ndërmarrje Shoqërore Rinore nga Kosova

Prishtinë, 18 mars - Dymbëdhjetë ndërmarrje shoqërore, dy nga çdonjëra nga shtetet në vijim: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi, do të mbështeten financiarisht me grante, me vlerë 2.500€ dhe një program regjional të inkubacionit për të bërë idetë e tyre realitet. 

Dy ndërmarrjet shoqërore nga Kosova: MIA Handmade Bags dhe Kompostopia - synojnë të transformojnë mbetjet që hodhën nga pëlhurat e mobiljeve në produkte atraktive dhe unike, ku përpjekja e tyre paraqet një qasje të biznesit miqësor ndaj ambientit që do të kontribuojë në zvogëlimin e mbeturinave; dhe për të promovuar veprimet klimatike, shëndetin dhe mirëqenien, dhe jetën në tokë përmes praktikave të kompostimit me qëllim që të zvogëlojnë problemet ekologjike.

Duke uruar të rinjtë për idetë dhe motivimin për të ndryshuar realitetin në të cilin jetojnë me inovacionet e tyre, Shpend Mustafa, Koordinator i Projektit në Balkan Green Foundation, tha që idetë e tyre do të kenë ndikim të madh në komunitetit tona, duke angazhuar njerëz dhe duke rritur vetëdijen rreth reciklimit dhe menaxhimit të mbeturinave, deri te ndërmarrjet shoqërore që do të krijohen nga këto ide. Ndikimi që projekti RISE është duke krijuar është i jashtëzakonshëm.

Zbatuar nga gjashtë Inkubatorë Lokal nga Ballkani Perëndimor dhe i koordinuar nga një konsorcium i përbërë nga partnerë rajonal dhe Evropianë, RISE (Inkubatori Rajonal për Ndërmarrësi Shoqërore) synon të pasurojë ekosistemin e ndërmarrësisë shoqërore në Ballkanin Perëndimor dhe të ju mundësojë të rinjve zhvillimin e zgjidhjeve inovative shoqërore për të kontribuar në procesin e pajtimit dhe bashkëpunimit në rajon. Një ndryshim pozitiv në Ballkanin Perëndimor është i mundur ndërsa stabiliteti dhe prosperiteti mund të arrihen vetëm duke nxitur pajtimin dhe bashkëpunimin në rajon.

Ndërmarrësit e zgjedhur janë të rinj nga rajoni, të moshës 18 deri në 35 vjeç, të motivuar për të mësuar rreth ndërmarrësisë shoqërore dhe për të qenë të përfshirë në një program rajonal ndërkulturor. Përmes kësaj qasje të përshtatur, ata zhvillojnë idetë e tyre konkrete të cilat trajtojnë probleme shoqërore dhe të ambientit në komunitetet e tyre. Pjesëmarrja në projektin RISE gjithashtu është duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe kontribuon në punësimin e tyre.

RISE është projekt tre vjeçar që ka filluar më 1 tetor 2019 dhe është duke u zbatuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mësoni më shum rreth projektit në webfaqen www.risewb.org ose në llogaritë tona në Facebook, Instagram ose Linkedin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)