26 Prill 2024

Rezerva valutore e Shqipërisë regjistron 4.2 miliardë euro

Tiranë, 23 nëntor - Banka e Republikës së Shqipërisë (BSH) ka njoftuar se në fund të muajit shtator rezerva valutore shënoi 4.2 miliardë euro.

Sipas BSH-së, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, vlera e rezervës valutore është rritur me 1.7 për qind.

“Stoku i rezervës valutore në fund fund të 3-mujorit të tretë 2021, vlerësohet i mjaftueshëm për mbulimin e 8.4 muajve import mallrash dhe shërbimesh”, bën të ditur BSH.

Teksa thekson se, vlera e rezervës valutore llogaritet për mbulimin e 300 % të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto.

Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, apo për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit, çmimeve dhe stabilitetit financiar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)