29 Mars 2024

Qeveria të mos ndërhyjë në funksionimin sindikal

Prishtinë, 6 dhjetor - Organizimet sindikale në Republikën e Kosovës janë organizime të bazuara në ligjet ekzistuese. Janë të themeluara dhe funksionojnë po me ligjet e Republikës së Kosovës.

Qeveria si partneri social kryesor i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës nuk do të duhej të ndërhyjë në funksionimin sindikal, njëjtë siç kujdeset edhe organizimi sindikal të mos ndërhyjë në funksionimin e Qeverisë.

Kërkesat e drejta dhe legjitime të Organizatave sindikale nuk janë ndërhyrje në punën e Qeverisë por janë në mbrojtje të të drejtave të punonjësve. 

Bashkëpunimi midis partnerëve socialë duhet të jetë parimor dhe i drejtë e mbi të gjithë  ligjor. 

Ndërhyrja dallon prej kërkesës. 

Deklarata e Qeverisë është ndërhyrje e kërkesat sindikale janë në mbrojtje të të drejtave. Të kërkohet përshpejtimi i miratimit të Ligjit të Pagave nuk është ndërhyrje po është kërkesë e drejtë.

Dhe të mos harrohet se një sistem demokratik dhe tejet ligjor përcakton funksionimin e organizimeve sindikale, ku përfshihet edhe zgjedhja e atyre që udhëheqin dhe përfaqësojnë këto organizime si të përzgjedhur legjitim të atyre që përfaqësohen – sindikalistë anëtarë të organizimeve sindikale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)